• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Flet Jorida Tabaku: Çunat problematikë përfitojnë në kurriz të shqiptarëve të ndershëm

16 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas prezantimit të draftit të qeverisë për amnistinë fiskale, ku nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social “Facebook”, Tabaku deklaron se amnistia fiskale në thelb promovon pandershmërinë, pabarazinë para ligjit, formalizon shkeljen e ligjit por gjithashtu, provokon një amnisti fiskale për paratë e pista duke cënuar procesin e integrimit.

 

Më tej, ajo shtoi se qeveria e ndërmerr këtë nismë në një kohë kur të gjitha vendet e BE-së kanë nisur politika shtrënguese ndaj pastrimit të parave, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa, ajo ç’ka është më tragjike në këtë nismë sipas deputetes së PD-së, është se do të taksojë me 7% paratë e çunave problematikë ndërkohë që taton 23% të ardhurat e çdo shqiptari, që në ndershmëri dhe përkushtim ka shkolluar veten dhe ka punuar.

“Një amnisti fiskale e penale për çunat problematikë në kurriz të shqiptarëve të ndershëm!
Amnistia Fiskale është një projekt në thelb promovon pandershmërinë, pabarazinë para ligjit, formalizon shkeljen e ligjit por gjithashtu provokon një amnisti fiskale për paratë e pista duke cënuar procesin e integrimit.
Kjo nismë ndërmerret sot kur të gjithë vendet e BE dhe jo vetëm kanë nisur politika shtrënguese ndaj pastrimit të parave, përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Shqipëria sot është në udhëkryq ndaj duhet ta kemi të qartë që vendimet e qeverisë, ligjet dhe drejtimi që do të marrë do të ndikojnë për dekada me radhë. Pra e ardhmja e vendit dhe shoqërisë sonë është sot në valle.
Kemi një mundësi të artë për fëmijët e të rinjtë që mos ta kthejnë Shqipërinë në shkretëtirën e mundësive dhe shpresës. Por ta kthejmë në një mundesi të artë së pari për shqiptarët e ndershëm dhe punëtorë dhe së dyti për të ardhmen e integrimit në BE.
Në kushtet e një buxheti të vjedhur, të mbingakuar me kontrata korruptive që i fiton e njëjta dorë, më koncesione që do i paguajmë për 30 vitet në vijim dhe më një borxh që po kap 100 % të PBB. Në një kohë kur inflacioni ka arritur në vlerat më të larta në 2 dekada, Rama dhe të tijtë e shohin amnistinë si shpëtim nga kriza që ka kapur buxhetin e shtetit dhe mbi të gjitha xhepat e shqiptarëve.
Duan të shesin amnistinë si një ndihmë dhe lëmoshë për qytetarët.

Duan të shesin pandershmërinë si një formë për t’i bërë shqiptarët bashkëpunëtorë në bastisje. Prandaj duan veçse formalizimin e kirminalizimit dhe korrupsionit në 8 vitet e shkuara dhe të godasin biznesin e ndershëm dhe shqiptarin që punon 7 ditë në 7 për 12 muaj. Jo më larg se disa muaj më parë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se në Tiranë pastrohen lekët përmes ndërtimeve të kullave të larta. Një deklaratë në fakt që është një provë shtesë të raportit të Global Initiative Netëork që ka faktuar se pastrohen mbi 1.6 mld euro në lejet e ndërtimit në Tiranë.

Të gjitha këto prova dhe argumente janë mjaftueshëm për të kuptuar se për kë bëhet kjo amnisti.
Por, tragjedia e vërtetë e kësaj nisme është se do të taksojë me 7% paratë e çunave problematikë ndërkohë që taton 23% të ardhurat e çdo shqiptari që në ndershmëri dhe përkushtim ka shkolluar veten dhe ka punuar.
Sa për sovranizmin e rigjetur, i ngjan më shumë sovranizmit të njeriut të zënë në borxhe ndaj disa borxhlinjve që askush nuk do t’i ketë as në mëhallë. Por për këto halle nuk kanë dhe nuk do të paguajnë shqiptarët”,-shkruan Jorida Tabaku.

Paraardhëse

Vijon rritja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për sot

Pasardhëse

Ambasadorja Yuri Kim apel gazetarëve të rinj: Ju nxis t’u bëni zyrtarëve pyetje të vështira

Pasardhëse

Ambasadorja Yuri Kim apel gazetarëve të rinj: Ju nxis t’u bëni zyrtarëve pyetje të vështira

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.