• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Tërmet” në politikën shqiptare, ja prapaskenat e një rikthimi të bujshëm të Lulzim Bashës në krye të PD dhe surprizat e “hidhura” që e presin “Foltoren”

14 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha nga dita në ditë pritet të marrë një lajm shumë të keq lidhur me Partinë Demokratike. Të gjithë investimin e tij, por edhe luftën e brendshme për pushtimin e Partisë Demokratike pa folur ende drejtësia, pritet t’i kthehet në bumerang. Burime të sigurta për gazetën “Sot” bëjnë me dije, se pritet një rikthim i bujshëm i Lulzim Bashës në krye të selisë blu në shtator. Informacione brenda zyrës së shtypit të Bashës, paralajmërojnë surpriza për “Foltoren”, gjithashtu bëjnë me dije se Basha i ka pritur me qetësi zhvillimet e fundit në selinë blu. Terreni për ndryshime në PD ka filluar të përgatitet që tani, pasi situata brenda “Foltores” është kaotike. Basha theksoi se është dorëhequr nga udhëheqja e partisë pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta mbajtur partinë e bashkuar pas muajsh të tërë përparjesh të brendshme që konfrontuan atë me ish-kryeministrin, Sali Berisha. Por kur kanë kaluar disa muaj nga largimi i tij, Partia Demokratike është shndërruar në një “fole grezhash” dhe është më e përçarë se kurrë. Një nga arsyet e forta, ishte premtimi i pambajtur i Sali Berishës, i cili u fut me qëllimin për të riformatuar PD, pa qenë pjesë si kryetar i saj, por që rezultoi një mashtrim duke nxitur debat të fortë brenda demokratëve.

Apeli rikthen shumë lehtë Bashën në krye të PD

Lufta për pushtet brenda “Foltores”, tregon hapur se kjo e fundit është e përçarë dhe se fati i saj është në dorë të Gjykatës së Apelit, aty ku kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj po përplas “brirët” me “Foltoren”, pasi ai ka ankimuar vendimin e paprecedent të Agron Zhukrit, i cili i fali PD-në, Sali Berishës. Mësohet se Gjykata e Apelit e ka thelluar me themel këtë çështje dhe se pritet që të rrëzojë vendimin e Zhukrit, pavarësisht se Sali Berisha po e shantazhon atë dhe madje ka paralajmëruar se nuk do të njohë asnjë vendim të saj. Mësohet se vendimi i Apelit, i cili zhbën vendimin e Agron Zhukrit,e kthen Partinë Demokratike në pikën zero dhe i hap rrugë Lulzim Bashës të marrë vendime, deri sa të mbahen zgjedhje të reja. Sot që flasim “Foltoren” nuk e njeh asnjë institucion dhe se kryetar zyrtar i PD, figuron Lulzim Basha, ndërkohë që edhe logoja dhe vula e PD, janë ato që kjo parti ka pasur përpara se barbarët e “Foltores” të udhëhequr nga Berisha e pushtuan atë, e ku shkuan derti atje sa falsifikuan vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Pra, një vendim i Apelit kundër Berishës, do të “fikë” të gjitha planet dhe ëndrrat që kanë thurur ditë e natë besnikët e kryefoltoristit. Nëse Apeli flet pro Bashës, Berisha i ka keq punët. Nisur nga fakti që ligji i jep të drejtë Bashës të drejtojë PD-në, mësohet se në lojë do të hyjë Përmbarimi, i cili do të nxjerrë Berishën nga selia blu. Në këtë kontekst, gazeta ka mësuar se pas këtij veprimi dhe në kushtet ku Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të bëjnë rezistencë, mësohet se drejtuesit legjitim të Partisë Demorkatike do të pajojnë një polici private për të ruajtur godinën. Kjo strategji pritet t’i hapë telashe Berishës, pasi ai dhe mbështetësit e tij nuk mësyjnë dot në godinën blu, sikundër bënë më 8 janar të këtij vitit, pasi policia private nuk pret urdhra nga Basha apo Alibeajn dhe se ligji i jep të drejtë asaj që të thërrasë në ndihmë Policinë e Shtetit, për të shtypur revoltat apo dhunën që mund të aplikohet nga ithtarët e Berishës.

Paraardhëse

Deputeti gjerman në Tiranë: Ballkan i Hapur është vetëm një element, në krye është procesi i Berlinit

Pasardhëse

“E ka marrë emrin Drejtësi e Re, por vijon të jetë e vjetër”, Gazment Bardhi me tone të revoltuara në Kuvend

Pasardhëse

“E ka marrë emrin Drejtësi e Re, por vijon të jetë e vjetër”, Gazment Bardhi me tone të revoltuara në Kuvend

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.