• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Protesta madhështore”, Alizoti: Njerëzit nuk dolën për Berishën, por për të shprehur zemërimin ndaj qeverisë

12 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
153
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në datën 7 korrik mijëra qytetarë, të thirrur nga “Rithemelimi”, protestuan përballë kryeministrisë.

Deputeti Tomor Alizoti, i ftuar në “Radari Informativ”në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se protesta ishte madhështore dhe jashtë pritshmërive. Sipas tij, protesta shpreh zemërimin e popullsisë ndaj një qeverie e cila nuk prodhon më politikë.

“Protesta ishte madhështore. Protesta janë shumë të domosdoshme dhe shumë të bukura që ndodhin. Unë kisha një pritshmëri që do ishte shumë e madhe, por kur e shikon kupton që ishte madhështore dhe i bën shumë mirë Shqipërisë. Protesta shpreh zemërimin e popullsisë ndaj një qeverie e cila ka kapur të gjitha institucionet, nuk prodhon për shoqërinë dhe është bërë arrogante. Arroganca nxori shoqërinë në shesh. Ishte një protestë përtej surprizave.”-shprehet Alizoti.

Alizoti u shpreh se interpretimet për protestën janë të ndryshme. Por në gjykim e tij, protesta edhe pse në vetvete nuk ishte për Berishën, e fuqizoi këtë të fundit.

“Të parët ishin militantët, pjesa tjetër ishin neutral dhe pjesa tjetër mund të ishin edhe ata që nuk e donin. Mendoj se ky është suksesi, që të gjitha këto grupe mendonin se Berisha është i vetmi që mund të bëjë opozitë ndaj Ramës. Njerëzit nuk dolën për Berishën por dolën se duan të protestojnë. Kjo është një maratonë e gjatë. Protesta duhet strukturuar në një kauzë që të përfshijë njerëzit. Duhet të përfshijë zonën gri, njerëzit sepse është e tyre, nuk mund të personalizohet.”-tha ai,

Deputeti theksoi se kur nuk funksionon mirë qeveria, protesta e tremb kundërshtarin. Vendi ka nevojë për një opozitë, sipas tij, dhe opozita sot ka shumë kauza të cilat mund t’i shfrytëzojë.

Paraardhëse

Dhomat deri në 250 euro nata, Vlora boshatiset në mes të sezonit nga turistat

Pasardhëse

E pazakontë, prindërit nisen për pushime dhe “harrojnë” fëmijën 7-vjeç në rrugë

Pasardhëse

E pazakontë, prindërit nisen për pushime dhe “harrojnë” fëmijën 7-vjeç në rrugë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.