• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela paralajmëron fundin e Vladimir Putinit: Rusia ndodhet përballë një ekuacioni

10 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
451
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, avokati Spartak Ngjela shkruan se: “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është me të njëjtat parametra shpërbërëse me luftën e Bashkimit Sovjetik kundër Afganistanit”.

Postimi i plotë:

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është me të njëjtat parametra shpërbërëse me luftën e Bashkimit Sovjetik kundër Afganistanit.

Rusia po humbet.

Ekspertët thonë se Ukraina po godet rënde.

Pajiset me raketat e reja amerikane, kanë krijuar gjendje të fortë tronditjeje në ushtrinë ruse.

Ushtria e Bjellorusisë që është aleate në luftë me Rusinë, ka shfaqur mosrespektim të urdhrit ushtarak: ajo nuk po pranon të luftojë kundër popullit të Ukrainës, duke e quajtur luftën kundër Ukrainës një “gabim fatal”.

Por, këtu te ne, në Tiranë, korrupsioni i lartë shtetëror ka qenë dhe është me Rusinë, dhe ndërkohë po kuptohet që ai është në hall.

Por, çfarë pritet të ndodhë?

l.

Në luftërat e padrejta, që vijnë e marrin karakter botëror pasi ato janë shpallur, padrejtësia e sulmuesit që ka shpallur luftën, i kthehet atij në një disfatë shpërbërëse me karakter historik.

Shenjat janë se pikërisht kjo po i ndodh edhe Rusisë.

Por, historianët e mëdhenj na kanë thënë se: historia, pasi është shfaqur një herë si tragjedi nga një luftë shfarosëse, nëse kjo vjen e përsëritet me sens të kundërt dhe po njëlloj, këtë herë ajo vjen si komedi.

Në fakt, koha na e ka vërtetuar se këto janë pikërisht trillet e historisë, dhe, brenda tyre janë fundosur shumë pushtetarë, mbretër dhe presidentë.

E pra, dihet se Rusia e kishte kaluar një luftë të madhe tragjike, me sakrifica sublime dhe me mbi 25 milionë të vrarë, që e fitoi atë në vitin 1945.

Por ja, në mars të këtij viti, presidenti aktual i Rusisë u nis të pushtonte Ukrainën, duke e deklaruar Rusinë jo si Pushtuese, por si viktimë. Ai theksoi se “Ukraina po qeveriset nga neo-Nazistët, të cilët po persekutojnë minoritetin etnik rus”.

Prandaj, pikërisht këtu kemi aspektin e dytë të shfaqjes së luftës që kalon nga tragjedia në komedi, sepse është qesharake ta mendosh naziste qeverinë aktuale të Ukrainës.

Dhe kjo është e vërteta aktuale, sepse, këtë aventurë lufte, të shpallur nga Rusia në mars të këtij viti, nuk e përkrahu asnjë aleat. Domethënë Rusia, befas, pas 77 vitesh kaloi nga tragjizmi Hitler i viteve 1941-1945, te komedia Putin e vitit 2022.

Por pikërisht për këtë arsye, na duhet të parashikojmë se, me humbjen e kësaj lufte, federata Rusia ka shumë mundësi të ndodhet përballë pikëpyetjes së shpërbërjes së vetë federatës.

Prandaj duhen pritur ngjarjet se si ato do të vijojnë.

ll.

Po, cilët janë sot përbërësit shtetërore të Federatës së Rusisë?

Ata janë 21shtete me autonomi kushtetuese dhe me gjuhën e tyre plus gjuhën ruse. Dhe janë në autonomi të plotë, si çdo federatë.

Prandaj, përballë kësaj federate gjithçka mund të ndodhë, sepse krizat ekonomike i kanë shpërbërë federatat.

Në çastet e një krize të thellë ekonomike, shteteve të federatës u lindin interesa të reja ekonomike dhe politike, dhe, nisur nga ky shkak, kërkojnë që si shtete, të dalin individualisht nga kriza. Rasti më i fundit ka qenë shpërbërja e federatës së Bashkimit Sovjetik, e cila u shpërbë kryesisht nga kriza e rëndë ekonomike që kaloi Bashkimi Sovjetik me luftën kundër Afganistanit në periudhën 1989 – 1991.

Prandaj, për faktin që po ndodhemi sërish në të njëjtën situatë në funksion të krizës ekonomike, na duhet të parashikojmë që federata Ruse do të marrë të njëjtën goditje, sepse Rusia po përplaset aktualisht me një krizë të vërtetë ekonomike e cila mund të degradojë në një krizë të plotë politike.

lll.

Gjithmonë duhet të kujtohemi se luftërat e padrejta i kanë përmbysur të gjitha perandoritë.

Edhe Rusia sot, për faktin që është një shtet diktatorial i krijuar nga pushteti autokratik i një individi, nga një pikë vështrimi, perandori është. Sepse në një periudhë të gjatë rreth 30 vjeçare, Rusia po drejtohet nga pushteti autokratik i një njeriu: Vladimir Putin.

Këtu sigurisht vjen tani dhe mbështetet e gjithë arsyeja analitike që kemi trajtuar më lart: Rusia ndodhet përballë këtij ekuacioni – autokraci, plus kriza ekonomike si pasojë e një lufte pushtuese që e ka nisur vetë, është barazi me shpërbërjen e federatës.

Në fakt, këtë na i ka mësuar historia në shumë raste perandorish pushtuese të ngjashme me këtë që po i ndodh Rusisë.

Por, rasti më identik është rasti i shpërbërjes se perandorisë së Bashkimit Sovjetik, e cila ndodhi po njëlloj: një luftë pushtuese e Bashkimit Sovjetik kundër Afganistanit, që i krijoi krizën ekonomike, dhe kriza ekonomike solli shpërbërjen e federatës së Bashkimit Sovjetik.”, ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

Nuk keni parë gjë akoma! Vala më e fuqishme e të nxehtit po vjen, ja kur nis

Pasardhëse

“Nuk kisha, u deformova duke punuar” Fifi hap zemrën dhe flet për plagët e saj: Pas çdo shpërthimi ka shumë thika dhe padrejtësi

Pasardhëse

“Nuk kisha, u deformova duke punuar” Fifi hap zemrën dhe flet për plagët e saj: Pas çdo shpërthimi ka shumë thika dhe padrejtësi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.