• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Na ke lënë 8 vjet në opozitë”, Jorida Tabaku u përgjigjet komentuesve pas protestës së 7 korrikut: Na duhet një ofertë e re me emrin PD

10 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
457
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, Deptuetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të një statusi në faqen e saj në “Facebook”,u është përgjigjur të gjithë komentuesve të cilët nuk e kishin mirëpritur pjesëmarrjen e saj në protestën e 7 korrikut.

Ajo thotë se vendit sot i duhet një ofertë e re emrin PD, “një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, por mbi të gjjtha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta thënë mendimin ndryshe, për vepruar ndryshe dhe për të qenë ndryshe”.

Postimi i Tabakut:

“Po të mbysin!
“Po të mbysin në fb”, më shkruajti një i afërm pasi postova shënimin për protestën e të enjtes. Sa të këqia i paske komentet, qe mesazhi i një miku tjetër. Mora disa të tilla, siç mora edhe disa krejt ndryshe nga miq demokratë që ndanin të njëjtin shqetësim. Njësoj si unë edhe ata kishin qenë në protestë. Pata edhe debate me ndonjë që s’kuptonte dot pse kisha shkuar në protestë. Më pas i lexova një e nga një komentet. Siç bëj gjithnjë, megjithëse qëkur partia u përça si s’ka më keq leximi i tyre është bërë i dhmibshëm. Do të ishte gjysma e së keqes sikur gjithë ato të shara të vlenin për të sjellë demokratët në pushtet. Por nuk vlejnë për asgjë. Prandaj nuk mund të mbyll gojën dhe bëj sehir duke parë të njëjtin film me të njëjtin fund.

Sot disa ekzaltohen njësoj si disa të tjerë më parë, përfshirë edhe mua, duke numëruar pjesëmarrësit në uragane fitoresh që në fund nuk vijnë. Më shkruanin edhe se duhet thjesht të protestoja dhe mbyllja gojën! Po sfida jonë është që ta hapin gojën të gjithë shqiptarët, jo që ne t’ia mbyllim njëri-tjetrit. Disa të tjerë ankoheshin se 8 vjet i paskam lënë unë në opozitë dhe të enjten qenka hapur rruga drejt pushtetit! Do ta uroja shumë të ishte kështu, po të besosh këtë do të thotë të besosh se shumica e shqiptarëve e beson këtë.

Ky ka qenë gabimi ynë 8 vjet. i të gjithëve bashkë. Kemi ngatërruar dëshirën tonë të përbashkët me shumicën për të larguar Edi Ramën, me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e Partisë Demokratike. Protestat duhen dhe shumë mirë që t’i bëjmë. Po halli është se këtë ngatërresën që thashë mes nesh dhe shqiptarëve, protestat nuk e zgjidhin dhe do të jetë tejet e hidhur sikur e shkuara të përsëritet. Prandaj nuk ndryshoj mendim: Duhet një shpresë e re që ndërtohet me një mendësi ndryshe, përmes një mënyrë ndryshe të të parit dhe të bërit të gjërave! Një ofertë e re me emrin Partia Demokratike! Një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjjtha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta thënë mendimin ndryshe, për vepruar ndryshe dhe për të qenë ndryshe”, shkruan Tabaku.

Paraardhëse

Protestuesit futen në shtëpi dhe në pishinë, kryeministri i Sri Lankës gati të japë dorëheqjen

Pasardhëse

Fatmir Mediu në forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë në Bukuresht: Interferencat në rajon, probleme edhe të BE dhe NATO-s

Pasardhëse

Fatmir Mediu në forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë në Bukuresht: Interferencat në rajon, probleme edhe të BE dhe NATO-s

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.