• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“7 korriku”, Këlliçi: Protesta do të jetë paqësore, nuk bëhet për Sali Berishën

6 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Protesta e ditës së nesërme do të jetë paqësore. Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Këlliçi tha se protesta bëhet për qytetarët dhe do të jetë një pikëtakimi me shqiptarët.

Deputeti mohoi zërat kritike dhe theksoi se nuk po bëhet për Sali Berishën. Sipas tij, ish-kryeministri e ka treguar peshën e tij dhe 7 korriku është një sfidë për të.

“Do të jenë folësit që do të përfaqësojnë grupe të ndryshme të interesit. Do të fillojmë në 19:00. Është bërë thirrja që do të jetë protestë paqësore. Do të jenë të rinjtë që do të bëjnë rrethin e sigurisë. Është një protestë që bëhet për qytetarët. Nuk bëhet për Sali Berishën. Ai e tregoi peshën e tij qoftë me foltoren qoftë me 6 mars. Ai tani e ka sfidë që gjithë këtë besim që i është dhënë ta meritojë dhe ta përkthejë në rritje të opozitës. Kjo protestë bëhet për qytetarët dhe është një pikëtakimi me Shqipërinë. Ne preferojmë që të përfaqësojë 100% qytetarët. Do të dominojnë simbolikat kombëtare”, tha ai.

Këlliçi shtoi më tej se do të ketë edhe një ndjesë nga ana e PD, për opozitarizmin e dështuar në 9 vite.

“Do të ketë edhe një ndjesë nga ana e PD që për shumë arsye i kemi lënë shqiptarëve Edi Ramën mbi kurriz. Është një pikëtakimi me qytetarët dhe aty do të merren të gjitha impresionet. Është nisja e stinës së protestave. Do të ketë protesta në seri.

Ju keni parë të gjithë zinxhirin drejtues të PD në terren duke takuar qytetarët. Protesta është paqësore. Ne po i ftojmë qytetarët të vijnë me fëmijët. Jo më kot ju përmenda që të rinjtë do të jenë të parët që do të mbërrijnë në shesh për tu vendosur kordon përpara kordonit të policisë, në shenjë paqeje.

Është nisja e një stine protestash. Synimi jonë është largimi i Edi Ramës. Kemi 9 vite që e flasim, por kemi vetëm një muaj…padiskutim qëllimi politik është ky. Por nuk mundet që ta mohoj që ne kemi më shumë se një vit që nuk dalim në protestë. Është një ritakim me qytetarët”, u shpreh deputeti.

I pyetur për pritshmëritë, Këlliçi tha se protesta po bëhet në një moment jo shumë të favorshëm në ditë jave dhe në temperatura të larta, megjithëse sipas tij ka një dëshirë të madhe të qytetarëve për të marrë pjesë.

“Është një test për të gjithë ne, është vapë, ditë jave. Pritshmëritë janë të larta, por edhe raportimet janë nga më të ndryshme. Një pjesë të autobusëve mund tu krijojnë probleme. Duhet parë se nuk është një protestë e Lulzim Bashës tani. Kemi thënë në vjeshtë, por e nisëm në verë”, tha ai.

Lidhur me deklaratë e deputetes Dhurata Çupi, e cila tha në Radar Informativ më herët se do të jetë në protestë për qytetarët, por nuk janë të bashkuar, Këlliçi tha: “Nuk e di me kë është ndarë zonja Çupi. Unë jam e demokratët. Kjo është absurde. Lajmi mirë është që po del në protestë”.

Paraardhëse

Deklaratat e ministres së Financave, reagon ashpër deputeti demokrat: Stop arrogancës

Pasardhëse

Rama mbron sërish Serbinë, mediat në Beograd i bëjnë jehonë deklaratës së tij

Pasardhëse

Rama mbron sërish Serbinë, mediat në Beograd i bëjnë jehonë deklaratës së tij

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.