• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Amnistia fiskale, KE e konsideroi një rrezik thelbësor për reputacionin e Shqipërisë, reagon ashpër PD

6 July, 2022
në Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit të Komisionit Europian për ligjin për amnistinë fiskale, të cilin e konsideroi “një rrezik thelbësor për reputacionin e Shqipërisë”.

Anëtari i Kryesisë, Eno Bozdo u shpreh se KE paralajmëroi atë që PD ka denoncuar, që “ky projektligj i hap rrugën ligjore pastrimit të parave të krimit në Shqipëri, dëmton biznesin e ndershëm, dëmton rëndë reputacionin e vendit dhe forcën e organeve ligj zbatuese”.

Reagimi i plotë:

“Me një gjuhë të qartë, Komisioni Europian paralajmëroi dje qeverinë shqiptare për ligjin e amnistisë fiskale. Nëse miratohet KE paralajmëron se, së pari, do të cenojë rëndë reputacionin e Shqipërisë.

Së dyti do të dëmtojë forcën e ligjit dhe punën e institucioneve që parandalojnë krimin ekonomik dhe paratë e pista në ekonomi.

Partia Demokratike përshëndet këtë qëndrim të Komisionit Europian.

Alarmi që ne kemi ngritur ka qenë i drejtë dhe profesional dhe ne do të vazhdojmë të rezistojmë, në emër të interesit publik dhe të çdo shqiptari.

Një shqetësim shumë serioz për KE mbeten “rezidentët jotatimorë”, si elementë potencialë të pastrimit dhe kontrabandës së parave nga aktivitete të paligjshme.

Pra, siç edhe PD ka denoncuar, ky projektligj i hap rrugën ligjore pastrimit të parave të krimit në Shqipëri, dëmton biznesin e ndershëm, dëmton rëndë reputacionin e vendit dhe forcën e organeve ligjzbatuese.

Nga miratimi i këtij projektligji humbasin të gjithë, me përjashtim të Edi Ramës, grupit të afërt të tij dhe “çunave problematikë”.

Sa herë afrohen zgjedhjet, aleanca e tij me krimin e organizuar përtërihet.

Ky është rasti edhe kësaj here.

Partia Demokratike ju fton që nesër t’i bashkoheni Frontit të Shpëtimit Kombëtar.

Nëse nuk keni para për të pastruar, por mezi i siguroni për të jetuar, 7 korriku është edhe kauza jote.”-shkruan Bozdo.

Paraardhëse

Ilir Demaliaj zbulon prapaskenat e amnistisë fiskale: Ja kush është plani i qeverisë

Pasardhëse

Protestat e 7 korrikut, “shpërthen” Ilir Demalia: Këta rrota janë vërdallë, nuk kanë si të ndryshojnë

Pasardhëse

Protestat e 7 korrikut, “shpërthen” Ilir Demalia: Këta rrota janë vërdallë, nuk kanë si të ndryshojnë

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.