• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

5 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
5.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022. Dje Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit ka miratuar kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11-29 korrik 2022. Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022. 24 korriku është data e seancës së posaçme për betimin e Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Pas përfundimit të mandatit, politika shqiptare do të pësojë ndryshime të mëdha. Ilir Meta, pasi të zhvishet nga kostumi i Kreut të Shtetit, pritet të marrë drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrimi dhe që më pas synon që këtë parti ta shkrijë me “Foltoren” e Berishës. Sipas informacioneve, mësohet se zyrtarë të lartë, militantë të LSI dhe “Rithemelimit”, prej disa ditësh kanë nisur përgatitjet për këtë bashkim të madh, i cili pritet të kulmoi në fillim të shtatorit, duke qenë se në atë kohë nis edhe sesioni i ri parlamentar. Mësohet se mbështetës të “Foltores” dhe partisë së Kryemadhit, e presin krah hapur një bashkim të madhe Meta-Berisha. Pra, të gjitha këto lëvizje tregojnë qartë se në shtator pritet bashkim i madh Berisha-Meta.

Nga Presidenca në SPAK

Një tjetër skenar që nuk mund të përjashtohet është se gjërat nuk mund të shkojnë në favor të Ilir Metës, pasi ai të zhveshë kostumin e Kreut të Shtetit. Kjo pasi më 25 korrik ai do të jetë një qytetar dhe nuk do të gëzojë imunitet politik, siç e ka pasur në këto 30 vite demokraci, duke qenë kryeministër, ministër, deputet dhe sëfundmi President i Shqipërisë. Pas 24 korrikut, Meta do jetë vetëm një ish-deputet dhe maksimum kryetar i një partie të re ose Lëvizjes Socialiste Për Integrim, ofiqe këto që nuk e pengojnë SPAK që të trokasë tek vila e Ilir Metës në Lalëz për t’i kërkuar llogari. Gjatë këtyre viteve Meta është akuzuara edhe se ka urdhëruar vrasjen e dëshmitarëve të aferës CEZ-DIA, sikundër pretendon juristi Romeo Kara. Ndërkohë që ndaj tij, ka edhe akuza se është përfshirë në korrupsion galopant, siç është vjedhja e floririt të Krrabës. Për të gjitha këto, akuza duket se Meta tashmë do të japë llogari para prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Thënë troç, nga Presidenca, ai pritet të përfundojnë në dyert e në SPAK, teksa akuzat e rënda për vrasje dhe pastrim parash, pritet të rrezikojnë seriozisht pozitat e Ilir Metës pas 24 Korrikut.

Meta “non grata” pas 24 Korrikut?

Një nga skenarët që është përfolur për një kohë të gjatë është se, Ilir Meta pasi të lërë mandatin si President, do të shpallet “Non Grata” nga amerikanët. Pika kulmore ku filloi të përflitej ky skenar ishte reagimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit në momentin kur futën në listën e zezë, Sali Berishën. në letrën e DASH thuhet se “Për më tepër, siç vuri në dukje Sekretari, vetë retorika e z. Berisha tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies”. Po kush janë aleatët e Sali Berishës, të cilëve u referohet SHBA, si të përfshirë në praktika korruptive, në përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar dhe që mbrohen nga Berisha që t’i shpëtojnë veprimit të drejtësisë? Sali Berisha aleat më të ngushtë dhe kryesor ka pasur Ilir Metën gjatë ushtrimit të pushtetit 2005-2013, kohë gjatë të cilës DASH thotë se është përfshirë në korrupsion madhor. Gjithçka u përforcua në zgjedhjet e 25 prillit, pas përplasjes së fortë mes tij dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. A rrezikon Meta të jetë personi i radhës që do shpallet “non grata” pas Berishës? Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pas 24 Korrikut.

Paraardhëse

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Pasardhëse

Çfarë pritet? Balla propozon ndryshimin e Kodit Rrugor, ja sa do të jetë vlefshmëria e patentave të shoferëve (DOKUMENT)

Pasardhëse

Çfarë pritet? Balla propozon ndryshimin e Kodit Rrugor, ja sa do të jetë vlefshmëria e patentave të shoferëve (DOKUMENT)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.