• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Flet Luiza Gega: Më besoni që nuk ishte e thjeshtë, doja një kohë më të mirë, por kishte shumë zhurmë

3 July, 2022
në Kryesore, Sport
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Luiza Gega është detajiste dhe ndonjëherë medaljet e arit nuk “mjaftojnë” për ta kënaqur plotësisht, “jam e lumtur pa dyshim për medaljen që mora, por mund të kisha bërë më mirë, nuk arrita të koordinohesha me trajnerin gjatë kohës sepse nuk i dëgjoja udhëzimet e tij prej zhurmës”, thotë për

“Panorama Sport” kampionia e atletikës, që dje nderoi sërish Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, duke fituar medalje ari me rekord kombëtar dhe mesdhetar në 3000 metra me pengesa.

Luiza, u duk shumë “e thjeshtë” medalja këtë herë në raport me vështirësitë që keni hasur në kompeticione të tjera?

“Nuk ishte e thjeshtë, më besoni. Kisha një atlete tuniziane që ishte vërtetë e mirë. Natyrisht, unë e dija që isha favorite për të fituar, por nuk ka gjëra të thjeshta në sport. Jam në formë të mirë sepse kam punuar shumë dhe në mënyrë sistematike. Megjithatë, mund të kisha bërë diçka më mirë se kaq”.

Në ç’kuptim?

“Mund ta kisha shkurtuar edhe më shumë kohën. Unë kam fituar edhe në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës. Këtë herë doja të kisha një kohë më të mirë se ajo që arrita, por e humba për gjysmë sekondi”.

Çfarë ndodhi?

“Gjatë garave të tilla e kam të rëndësishëm komunikimin me trajnerin sepse më tregon kohën gjatë gjithë garës. Këtë herë nuk e dëgjoja dot. Kishte shumë zhurmë, sepse në të njëjtën kohë që unë garoja kishte sportistë të disiplinave të tjera që po garonin dhe ishin sportistë vendës.
Publiku ishte shumë i ekzaltuar dhe kishte një zhurmë të tmerrshme. Nuk u koordinova dot me kohën sepse nuk e dëgjoja trajnerin. Më vjen keq për këtë, sepse as nuk arrija ta shikoja trajnerin ku ishte gjatë garës. Për koincidencë edhe tunizianët e kanë flamurin me ngjyra të kuqe. Shumica e njerëzve poshtë në pistë ishin me ngjyra të kuqe. U mërzita pak, por gjithsesi jam krenare për arritjen”.

Çfarë objektivi keni tani?

“Pas dy javësh do të garoj në kampionatin Botëror. Natyrisht, dua që të arrij në finale dhe të përmirësoj kohën time edhe këtej. Do të jetë e vështirë, sepse përveç dy kenianeve shumë të mira që garojnë për vendin e tyre, janë edhe dy keniane të tjera që do të garojnë me Kazakistanin. Nuk do të jetë e lehtë, por unë do të bëj maksimumin”.

Po në Europian?

“Europiani është pas një muaji e gjysmë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe jam besimplotë se edhe aty do të bëj mirë, por t’ia lëmë kohës”.

Paraardhëse

Loredana habit me atë që thotë: Dua 120 mijë euro që të këndojë në koncertin e shqiptarëve

Pasardhëse

E rëndë, autobusi plot me pasagjerë bie në greminë, të paktën 19 kanë humbur jetën

Pasardhëse

E rëndë, autobusi plot me pasagjerë bie në greminë, të paktën 19 kanë humbur jetën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.