• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

“Donin të më ‘rrëmbenin’ në Greqi dhe Suedi”, Irini Qirjako habit me deklaratën e saj

25 June, 2022
në Rozë
0
1.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako e ftuar në një intervistë televizive ka folur për jetën e saj artistike.

Qirjako për herë të parë ka zbuluar se nga Greqia dhe Suedia i kishin propozuar oferta joshëse në kohën e komunizmit, por këngëtarja shqiptare nuk e braktisi vendin tonë për shkak të frikës së “hakmarrjes” që sistemi diktatorial do të kryente ndaj familjes së saj.

“Kënga për mua është gjithçka është jeta ime, që 5 vjeç kanë filluar të këndoj. Talenti lind me njeriun dhe kush di të menaxhojë atëherë është diçka shumë e mirë. Dalë nga dalë e kam kuptuar që kam talent, të gjithë komshinjtë më dëgjonin kur këndoja e vogël. Dëgjoja Vaçe Zelën në radio dhe frymëzohesha nga ato. Në kohën e dikurshme kush mendonte se unë do të bëhesha këngëtare.

Të ardhmen time e ka planifikuar mësuesi im i fillores. Isha 6-7 vjeç dhe aty nis të këndoja në shkollë, më dukeshe ora e muzikës sikur isha në qiellin e shtatë. Më pas shkova në festivalin e pionerëve në Sarandë, rreth 67-68’. Kishim orkestër profesionale dhe atëherë kishte seriozitet dhe profesionalizëm të madh. Më pas erdha në lice në Tiranë. Të gjithë mësuesit më thoshin zëri juaj është për kanto. Po nuk e pate zërin është vështirë që të bëhesh këngëtar i mirë. Ajo që të jep natyra është e përjetshme, nëse bën ushtrime zëri ishte i përjetshëm. Pas shkollës bëra një vit stazh, 8 muaj ndejta dhe më pas erdha në Tiranë. Fillova punë në pallatin e kulturës në kryeqytet”, tha Qirjako.

A e ke menduar arratisjen nga Shqipëria? “Dilnim gati dy herë në vit jashtë shtetit edhe në kohën e diktaturës. Edhe po të më shkonte mendja unë kisha merakun e familjes, prandaj nuk doja të arratisesha. Më kanë thënë që Irini ty donin të të “rrëmbenin”, kishin plan rrëmbim për mirë në Greqi të më mbanin duke më ofruar kushte të mira, por kisha merakun e familjes. Tani ma tha këtë gjë një miku im para dy javësh në Sarandë.”

Frikë nga regjimi: “Nuk mund të këndoja diçka që doja unë të këndoja. Kam menduar një këngë polifonike greke. Nuk më futën fare në konkurse sepse doja të konkurroja në gjuhën greke, po i them për herë të parë në televizion. Unë i doja këngët e nënës sime. Gazetarët e huaj në natën e fundit ata pyetën ku është ajo këngëtarja. Edhe kur më përkthente ai i sigurimit më thoshte: Kujdes. Më thanë kemi menduar të të marrim me studime në Suedi për specializim. Ai i sigurimit zgurdullonte sytë më thoshte kujdes. Dhe më pas i thashë specializimi im më i mirë është këtu në Shqipëri pranë popullit tonë”, tregon Irini Qirjako.

Paraardhëse

Ish-kreu i CIA në Moskë tregon kush do e rrëzojë Putin nga pushteti: Gjithçka do të ndodhë papritmas dhe ai do të vdesë

Pasardhëse

Bora dhe Olsa largohen nga “Përputhen” zbulohet kush do t’i zëvendësojë

Pasardhëse

Bora dhe Olsa largohen nga “Përputhen” zbulohet kush do t’i zëvendësojë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.