• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edhe psikologët po ikin! Flet Valbona Treska: Urdhri i psikologëve kishte 1900 anëtarë, vetëm 1200 janë aktivë

25 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
120
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fenomeni i ikjes së profesionistëve, ka prekur edhe Urdhrin e Psikologut të Shqipërisë, që numëron rreth 1900 anëtarë, që nga krijimi i tij në 2017-tën.

“Ne kemi të regjistruar pranë Urdhrit të Psikologut që në fillimet e tij 1900 anëtarë. Aktualisht janë aktivë rreth 1200 anëtarë. Kjo do të thotë që kjo diferencë prej 700 anëtarësh, nuk janë pjesë aktive e Urdhrit të Psikologut.
Dhe ajo çka neve na rezulton është se 400-450 prej tyre janë larguar përfundimisht nga Shqipëria. Largimi më masiv i psikologëve nga Urdhri i Psikologut, ka ndodhur gjatë 3 viteve të fundit. Kryesisht në Gjermani, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë përthithur pjesën më të madhe të psikologëve.

Profesioni i psikologut po kërkohet jashtëzakonisht sot në gjithë botën, e cila po i kushton vëmendje të madhe shëndetit mendor. Në këto kushte shtetet nuk kanë ndonjëherë kapacitetet e nevojshme ndaj i kërkojnë profesionistët edhe në Shqipëri. Ka disa mënyra për të matur largimin e psikologëve nga anëtarësia e Urdhrit. Ne kemi vazhdimisht persona që vijnë dhe kërkojnë t’u njehsohet licensa, në mënyrë që të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për t’u larguar më pas nga Shqipëria. Një mënyrë tjetër është nëpërmjet emaileve. Ne jemi vazhdimisht në kontakt dhe dërgojmë informacione, por shpeshherë emaileve që çojmë, na u përgjigjen duke thënë nuk jam më në Shqipëri, jam vendosur në Gjermani, amerikë apo Kanada, për të punuar dhe për të jetuar këtu.

Ne gjithashtu lëshojmë edhe një certifikatë të “Sjelljes së Mirë”. Ka patur psikologë që kanë ardhur dhe kanë bërë kërkesë që nuk kanë asnjë masë disiplinore pranë Urdhrit të Psikologut, që kanë sjellje të mirë etike, në mënyrë që më vonë ky dokument t’u vlejë në shtetin ku punojnë. Largimi i psikologëve padyshim që është shqëtësim i madh, që duhet të na alarmojë. Kemi investuar kaq shumë për këta psikologë ndaj është e dhimbshme të shikosh profesionistë të mirë që largohen nga vendi për t’u punësuar diku tjetër, ndërkohë që kanë patur kaq shumë për t’i dhënë vendit të tyre”, tha Valbona Treska.

Paraardhëse

Mbape fillon me provokimet, francezi “thumbon” Realin: Champions-in do ta fitoj me Parisin

Pasardhëse

U hap kufiri Shqipëri-Kosovë, kalimi pa asnjë kontroll policor dhe pa asnjë ndalesë

Pasardhëse

U hap kufiri Shqipëri-Kosovë, kalimi pa asnjë kontroll policor dhe pa asnjë ndalesë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.