• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Këlliçi: Lë mandatin e deputetit nëse vërtetohen akuzat e Evi Kokalarit

24 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
120
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i është rikthyer përplasjes me aktivisten Evi Kokalari. Ai u shpreh se deklaratat që janë bërë ndaj tij janë penale duke përmendur edhe akuza për lidhje me bandat e drogës, ku nënvizoi se nëse ato vërtetohen është i gatshëm të lërë mandatin.

“Është një çështje që nuk dua t’i dedikoj më shumë kohë se saj i kam dedikuar. Unë kam folur për këtë çështje. Nuk kam dashur të mbaj gjallë debatin brenda PD. Akuzat që më janë bërë janë penale. Kam kërkuar që ajo zonjë të vijë në gjykatë. Kam paditur zonjën për të sjellë provën dhe për të faktuar akuzat e rënda që i janë bërë personit tim.

Nuk besoj se ka ndonjë interes publik që të merremi me këtë çështje. Gjykoj që ka qenë mënyra më e mirë për t’u përgjigjur përballë kësaj situate. Nuk e di pse ajo më sulmon. Mua më janë bërë akuza që jam i lidhur me bandat e drogës. Nëse akuzat vërtetohen duhet të lë mandatin. Problemi është këtu. Unë kam vendosur të mbaj këtë qëndrim dhe nuk do ndryshoj. Ky është modeli im. Për këtë model kam bërë karrierë në PD deri më sot. Dhe qytetarët për këtë model më kanë votuar”, – deklaroi ai në MCN.

Këlliçi foli edhe për rolin e tij në Partinë Demokratike dhe aspiratën brenda saj.

“Nuk isha pretendent për sekretar të përgjithshëm të partisë. Në asnjë vend. Kam thënë që unë aspiratat e mia i kam që të kemi një PD që mund Edi Ramën. Nuk e di ku e shikoni Belindin jashtë kur kam disa pozita brenda në parti. Në kryesi u zgjodha. Jam kryetar forumi në detyrë, anëtar i kryesisë dhe deputet. Detyra ime është të përfaqësoj zgjedhësit.

Ne për fat të mirë i kemi dhënë fund debatit të brendshëm. Mbaroi. Sot PD ka një ekip të ri pavarësisht kritikave. Përherë proceset zgjedhore do kenë Kritika. Nuk ma mohon dot që u zgjodhëm me votë. Unë zoti Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi dhe zoti Luçiano Boçi garuam për postin e nënkryetarit në PD. Dy do fitonin. Këshilli Kombëtar votoi me votë. Kemi një problem me grupin parlamentar. Që nuk e di kujt i shërben. Nuk i kuptoj ata që mbështesin linjën e zotit Alibeaj”, – tha deputeti demokrat.

Paraardhëse

Edi Rama flet në mediat italiane: Brukseli nuk i ka mbajtur premtimet

Pasardhëse

Rama gazetares bullgare: “Jeni një turp!” Reagon pala bullgare: E papranueshme gjuha e ulët e kryeministrit shqiptar

Pasardhëse

Rama gazetares bullgare: "Jeni një turp!" Reagon pala bullgare: E papranueshme gjuha e ulët e kryeministrit shqiptar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.