• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Xhaçka del në mbrojtje të bashkëshortit: Im shoq ka nisur biznesin si emigrant në Itali, hoteli me 5 yje në jug investim privat

23 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
144
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka i është përgjigjur deputetit Agron Shehaj për akuzën se bashkëshorti i saj ka përfituar nga investimet strategjike në jug.

Xhaçka tha në parlament se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se investimi i bashkëshortit të saj në hotelin me pesë yje në jug është tërësisht privat, duke theksuar se nuk ka marrë asnjë metër tokë publike.

“Nuk kam shkelur asnjë ligj, as unë as bashkëshorti im , as familja ime, askush. Është turp të jesh në këtë parlament dhe të mos kuptosh ligjet për të cilat flet. Nuk jam në konflikt interesi, e ka thënë ligji dhe Gjykata kushtetuese.

Bashkëshorti im është marrë me biznes shumë përpara se të hynte në politik dhe jo se ai u bë deputet dhe unë ministre. Por që prej 30 vitesh. E ka nisur biznesin si emigrant në Itali, pas 30 vitesh në botën e biznesit ai është angazhuar me të gjitha risqet për investimin serioz për hotelin me pesë yje në jug.

Është investim tërësisht privat, truall privat, pronar privat, investitor privat. Nuk është fituar asnjë metër truall pronë publike për fitimin e hotelit”, tha Xhaçka në seancën parlamentare që është duke u zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Ministrja ka treguar se çfarë ka përfituar konkretisht kompania e bashkëshortit të saj.

“Si investitor strategjik, ka fituar të drejtën për të pasur prioritet në lidhjen e kontratës së përvitshme me bashkinë për marrjen me qira të plazhit përpara hotelit. Një kontratë me kohëzgjatje 1 vjeçare, që duhet rinovuar çdo vit pranë bashkisë, dhe që do ta marrë njësoj si plot 1463 subjekte të tjera që shërbejnë në industrinë e turizmit nga Velipoja deri në Ksamil, me të njëjtat tarifa si të 1463 subjektet e tjera.

Me pak fjalë, si investitor strategjik, që po investon miliona, që do të punësojë me dhjetëra punonjës, që do të sjellë turistë e do të prodhojë ekonomi e të ardhura për atë zonë e më gjerë, ka përfituar të drejtën të vërë shezlonget në plazh”, tha ministrja.

Paraardhëse

“Asnjë shans sot”, kryeministri i Bullgarisë shuan shpresat për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Pasardhëse

Balla akuzon Berishën: Vodhi kompleksin në mes të Tiranës, SPAK ka nisur hetimin

Pasardhëse

Balla akuzon Berishën: Vodhi kompleksin në mes të Tiranës, SPAK ka nisur hetimin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.