• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Brukselit, Bujar Leskaj sulmon Ramën: U vërtetua që “Open Balkan” është një aleancë në shërbim të Rusisë

21 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
65
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti opozitar, Bujar Leskaj ka reaguar pas për vendimin e njoftuar sot nga kryeministri Edi Rama, se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk do të marrin pjesë në Samitin e BE më 23 qershor, për shkak se “Europa i është nënshtruar vetos bullgare”.

Leskaj shkruan se sot u vertëtua se nisma “Open Balkan” është një aleancë në shërbim të interesave të Rusisë.

Postimi i plotë:

“Qoka e radhës e kryetarit të sektit për Vuçiç-in!

Kryetari i sektit gllabërues në pushtet, sot u dëshmoi edhe me vepra shqiptarëve, atë që gjithmonë Partia Demokratike, pjesë të shëndosha të shtypit shqiptar dhe shoqëria civile në Shqipëri, Kosovës, Maqedoninë e Veriut e diasporës ka denoncuar: Faktin që Open Balkan, nuk është një aleancë ekonomike, por një aleancë politike pushtetarësh autokratë, të vënë në shërbim të interesave të Rusisë.

Kryetari i sektit Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian në datat 23-24 në Bruksel, gjë që e paralajmëroi që dje Vuçiç.

Por me çfarë të drejte?

Me çfarë të drejte lideri ynë global luan me të ardhmen europiane të Shqipërisë e shqiptarëve?

Cilët janë partnerët strategjikë të Shqipërisë me të cilët kryetari i sektit në pushtet u konsultua për këtë vendim: Beogradi dhe Shkupi, (Moska), apo SHBA e BE?

Përse duhet të paralajmëronte Vuçiç që dje refuzimin e Shqipërisë? Pse del kreu i sektit në pushtet si zëdhënës i “Open Balkan” të shpallë vendimin? Çfarë do bëjmë pasi refuzuam Brukselin?

Me cilin vendos ti nëse ne shqiptarët duhet të paraqitemi në Evropë? Cili vendos për fatet tona? Vuçiç? Putin? Ti?

Por ti nuk je zoti i shqiptarëve! Ti je fatkeqësia e Shqipërisë, je ai që tjetërsoi të ardhmen e shqiptarëve me votat e grabitura, të blera, me vullnetin e shantazhuar të shqiptarëve. Dhe masakra jote zgjedhore është vërtetuar katërcipërisht tashmë!

Ti je kryetari i një sekti që qeveris me një korrupsion të skajshëm; që veç propagandë e fasadë ke dhe asnjë përpjekje për të përmirësuar jetën e qindra mijëra shqiptarëve të ndershëm, të cilët politikat e tua i varfërojnë përditë e më shumë; të cilët qëndrojnë të frikësuar e të pafuqishëm përballë narkoshtetit tënd arrogant e arbitrar.

Por ti dhe të ngjashmit e tu nuk e doni Evropën dhe nuk e doni Shqipërinë në Evropë.

Jashtë BE ti dhe sekti yt mbijetoni e mbretëroni!

Ti po del mbi dëshirat dhe perspektivën e popullit tënd.

Duke dënuar me forcë këtë qëndrim antikombëtar e antishqiptar të gjithë shqiptarët e përgjegjshëm duhet të mbrojnë perspektivën e tyre europiane e jo ëndrrën surreliane të liderit global.”-shkruan Leskaj.

Paraardhëse

Mike Pence në Shqipëri, ja kur do të vizitojë vendin tonë ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve

Pasardhëse

I “nxehti afrikan” pushton Shqipërinë, temperaturat arrijnë rekordin të mërkurën

Pasardhëse

I “nxehti afrikan” pushton Shqipërinë, temperaturat arrijnë rekordin të mërkurën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.