• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dita e Babait, Erion Veliaj u bashkohet aktiviteteve me fëmijët te Parku Rinia: Prioriteti ynë janë fëmijët

19 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dita e Babait në parkun “Rinia” mblodhi sot, fëmijë e prindër për të kaluar një të dielë ndryshe me familjen, me shumë lojëra, argëtime dhe kohë cilësore së bashku.

Aktiviteteve të organizuara nga UNFPA dhe Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Kompanitë Pararojë për zbatimin e Politikave Miqësore për Familjen mbështetur nga zyra e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se Dita e Babait po kthehet në një traditë që festohet edhe në vendin tonë.

“Dua t’u uroj të gjithë baballarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, gëzuar festën! Kjo festë, për disa vite festohej vetëm në Amerikë, por me kalimin e kohës u përhap në të gjitha vendet e botës. Si baba i ri them se burrat mund të bëjnë çdo gjë që bën një grua. Të rrisësh një fëmijë është punë më vete, duhet kohë dhe përkushtim nga të gjithë anëtarët e familjes. Këtë e them edhe si dikush që është rritur pa babain dhe që gjithmonë e ka ndjerë nevojën për një figure që mund ta imitoja, të mësoja prej tij. Ndaj, besoj se sfida në një qytet të madh si Tirana, është të vendosim prioritet fëmijët, për të kaluar më shumë kohë me ta”, shtoi ai.

UNFPA po zbaton Projektin Rajonal “Më Shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjen në sektorin privat”, i cili  synon që gratë, burrat dhe familjet të përfitojnë nga politikat dhe nismat mbështetëse për familjen dhe të përgjegjshme gjinore që ofrohen nga kompanitë e sektorit privat dhe që promovohen edhe nga qeveria.

Në këtë mënyrë gratë mund të kenë më shumë zgjedhje për të përmbushur aspiratat e tyre për karrierë, kujdesin për familjen dhe lindjen e fëmijëve si dhe burrat të përfshihen më shumë në kujdesin ndaj familjes jo vetëm si sigurues i të të ardhurave financiare.

Dita e babait festohet çdo vit, në të gjithë botën, të dielën e tretë të qershorit, dhe ka rëndësi të veçantë për ndërgjegjësimin e të gjithë shoqërisë për të rritur përfshirjen e baballarëve në përkujdesjen ndaj familjes, në rritjen, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve, në ndarjen e barabartë të punëve të shtëpisë, të cilat edhe në Shqipëri, kanë ende nevojë për vëmendjen dhe kontributin e domosdoshëm të baballarëve.

Kjo ditë gjithashtu, synon të festojë vlerat dhe rëndësinë që ka babai dhe pjesëmarrja e tij në jetën e çdo fëmije dhe familjes.

Paraardhëse

Flet Altin Qato: Nuk do të tolerojmë asnjë drejtues mjeti që bën shkelje, tregoni kujdes në rrugë

Pasardhëse

Meta: Siguria e energjisë çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës globale

Pasardhëse

Meta: Siguria e energjisë çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës globale

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.