• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama nga Kievi: Edhe pse Ukraina s’e njeh, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë e ka sanksionuar Rusinë

15 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviç nga Kievi, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse Shqipërisë do t’i vinte keq që Ukraina të marrë me procedura të përshpejtuara statusin e vendit kandidat.

Ndërsa theksoi se është e drejta e Ukrainës që të kërkojë statusin e vendit kandidat, Rama solli në vëmendje edhe rastin e Kosovës, për të treguar se “këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë.”

Kreu i qeverisë tha se Ukraina se nuk e njeh Kosovën si shtet sovran, por pavarësisht kësaj, ajo i ka dhënë vendit mbështetje të plotë dhe ka sanksionuar Serbinë.

“Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat.”-u shpreh ai.

Po ashtu, Rama u kujdes t’ju kujtonte ukrainasve se, sipas tij, marrja e statusit kandidat nuk do të ndryshojë shumëçka. Punën e vështirë, tha ai, duhet ta bëni vetë pasi nga marrja e statusit të vendit kandidat mund të duhet të presësh me vite derisa të mund të anëtarësohesh në bllok. Për kreun e qeverisë me pranimin e Ukrainës, BE do të jetë duke bërë diçka të dobishme për veten e saj.

“Kjo pyetje nuk duhet të më drejtohet mua sepse jemi këtu për të mbështetur nevojën dhe kërkesën e Ukrainës për të marrë statusin kandidat. Nuk dua që t’u jap njerëzve që mund të na shohin tani përshtypjen që kjo është diçka pa vlerë. Sepse nuk është kështu. Statusi i vendit kandidat është një njohje e rëndësishme e asaj ku ti përket….Është e drejta e Ukrainas të kërkojë të jetë pjesë e BE. Une besoj se është detyra e Ukrainas që të kërkojë të dëgjohet…Mund ta marrësh statusin, por të nesërmen jeta do të vijojë do të jetë po aq e vështirë sa është. Është një proces tejet i gjatë. S’e mbaj më mend sa vite ka qëkur RMV është kandidate…Ne u bëmë kandidat në 2014 dhe ja ku jemi. Na thonë që e meritojmë t’i nisim prej disa vitesh, por ka diçka që nuk shkon mes RMV dhe Bullgarisë. Nuk e dimë kur do t’i nisim negociatat se nuk varet nga ne, as nga BE…Do të kërkojmë të ndahemi, të vijojmë më vete, s’e di cili do të jetë reagimi. Por jemi këtu jo vetëm për t’i thënë presidentit, por kujtdo që nuk kemi asnjë problem nëse BE i jep statusin kandidat Ukrainës. Nuk do të bëhemi nervozë, përkundrazi do të jemi të lumtur për BE që do të bëjë diçka të dobishme për veten e tij, jo për Ukrainën. S’e di sa mund të dëgjohet zëri ynë.” -tha ai.

Paraardhëse

Rama nga Kievi: Vendet e Ballkanit të ndërtojnë një bllok banesash në Irpin, ta bëjmë pa burokraci

Pasardhëse

Rama i bën thirrje Ukrainës për njohjen e Kosovës: Rishikoni vendimin

Pasardhëse

Rama i bën thirrje Ukrainës për njohjen e Kosovës: Rishikoni vendimin

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.