• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Edi Reja flet para sfidës me Estoninë: Jemi ende në këmbë, nuk kemi ikur akoma nga kjo botë, Hysajn mund ta lija pushim, por ai është mësuar të bëjë të tilla sakrificash

12 June, 2022
në Kryesore, Sport
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit për këtë miqësore, ku do të presë në një sfidë miqësore Estoninë në stadiumin “Air Albania”.

Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Edy Reja, shpjegoi se çfarë nuk shkoi në dy sfidat e para përballë Islandës dhe Izraelit dhe se si do të luajnë kuqezinjtë përballë Estonisë.

Sa e rëndësishme është ta karikosh skuadrën?

“Sigurisht që do të ketë rotacion. Në grup ka shumë lojtarë të mirë, që luajnë në skuadra të rëndësishme në Serinë A. Pritshmëritë për të bërë mirë janë të mëdha. Lojtarët janë të bindur. Disa prej tyre kanë pasur shumë ndeshje. Në këtë miqësore do t’i japim mundësinë që të aktivizohen të gjithë, edhe ata që nuk kanë luajtur. Jam i bindur që do të bëjmë shumë mirë dhe jam i bindur që nuk ka nevojë për të gjetur stimujt për të bërë një ndeshje të mirë me Estoninë”.

I është komunikuar lojtarëve se kanë bërë shumë gabime, po punohet në këtë pjesë?

“Sigurisht gabimet na kanë shoqëruar. Kam folur me skuadrën. Ne hymë mirë në fushë shumë mirë, por patëm një moment që humbëm ekuilibrin. Duhet të kemi parasysh kundërshtarin që kemi përballë. Të njohim forcën e kundërshtarit. Kur ata barazuan ishte një gabim i joni. Deri te goli i parë i barazimit ne bëmë shumë gjëra mirë. Flasim dhe për pjesën e penalltive. Ajo që nuk më pëlqeu ishte që pas golit të barazimit skuadra e pësoi në aspektin psikologjik. Ne duhet të reagonim dhe nuk e bëmë. Nuk duhet ta kishim ulur ritmin sepse nuk kishte mbaruar ndeshja. Jemi ende në këmbë, nuk kemi ikur nga kjo botë akoma. Të gjitha shanset janë aty. Ne duhet të besojmë dhe këtë qasje duhet të kemi në çdo ndeshje”.

Emra të rinj në formacion përballë Estonisë?

“Sigurisht ndaj Estonisë më intereson paraqitja. Dua të shikoj një ndeshje të bukur. Mund të kemi ndryshime në formacion, por kemi pasur disa probleme shëndetësore. Kemi disa lojtarë të rinj. Mund të shikojmë Çokajn, Vrionin, por edhe Bajramin. Veseli dhe Lenjanin kanë pasur dhimbje gryke. Jemi duke shqyrtuar situatën, Hysajn mund ta lija pushim. Tre ndeshje janë shumë por ai është mësuar të bëjë të tilla sakrificash”, shprehet ai.

Paraardhëse

Dalin fotot, ish-kryeministri Fatos Nano, shfaqet duke blerë libra të përdorur

Pasardhëse

Vala e të nxehtit, Spanja përballet me temperatura deri në 43 gradë celsius

Pasardhëse

Vala e të nxehtit, Spanja përballet me temperatura deri në 43 gradë celsius

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.