• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj flet për projektin e Lanës te “Pallati me Shigjeta”: Do e zgjasim deri në Kashar

11 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
108
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj, komentoi reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut që përfshinë para dy ditësh Tiranën, ku gjatë takimit informues me socialistët e Njësisë 4, për procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste, Veliaj tha se falë investimeve të bëra te Bregu i Lumit, i cili deri pak vite më parë përmbyste 4 njësi, nuk doli nga shtrati dhe nuk solli asnjë problem.

Veliaj theksoi se e vetmja pikë problematike, mbetet pjesa te “Pallati me Shigjeta”, çka tregon edhe njëherë domosdoshmërinë për ta përfunduar sa më shpejt projektin për zgjatimin e lumit të Lanës deri në Kashar.

“Patëm një javë shirash në Tiranë, por nuk e pashë në asnjë lajm Bregun e Lumit. E patë ju në lajme Bregun e Lumit? Ndërkohë, para ca vitesh mjaftonte një vesë shiu dhe Bregu i Lumit ishte tema kryesore e edicioneve, hapeshin lajmet me xhirime nga Bregu i Lumit. Sa mirë që sot, e vetmja ‘hinkë’ është ajo te “Pallati me Shigjeta”, për t’i treguar Ilir Metës dhe kujtdo tjetër, që ka penguar deri tani projektin, se na ka ngelur të bëjmë edhe pjesën te “Pallati me Shigjeta”, duke e zgjatur deri në Kashar, siç bëmë nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Ku kemi vënë dorë, gjërat janë bërë më mirë. Ku jemi penguar, thjesht jemi vonuar, por nuk jemi tërhequr”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj, i cili është edhe drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, deklaroi se socialistët kanë treguar se kur janë të vendosur, fitorja është e arritshme. Ai solli në vëmendje shumë prej projekteve në Tiranë që janë penguar, fillimisht nga opozita, që më pas kanë rezultuar histori suksesi.

“Ne duhet të provojmë gjithmonë se ata do ta humbin bastin kundër nesh sa herë PS-ja është e organizuar, e disiplinuar, e hapur dhe e fokusuar tek fitorja. Ne kemi fituar edhe në zona si Bregu i Lumit, ku ishin fillimisht organizatorët, sepse partia thoshte mos e prek këtë, mos e prek atë. Po nëse nuk do ta kishim prekur ne Liqenin e Tiranës, a do të ishte bërë ajo bukuri? Po mos ta kishim prekur ne Kopshtin Zoologjik, a do ishte bërë ajo mrekulli? Po të mos e kishim prekur rrethrrotullimin që quhej sheshi “Skënderbej”, a do ishte bërë ai shesh? Po mos ta kishim prekur ne Pazarin, a do ishte bërë ai Pazar? Po mos ta kishim prekur Kalanë, a do ishte bërë Kalaja? Po të mos kishim prekur Bregun e Lumit, a do ishim sot këtu me këpucë të thata? Do vinim të gjithë me baltë nga Bregu i Lumit sepse vinte uji deri në Allias. Për të gjitha këto arsye, ku kemi vënë dorë, ka qenë për t’i bërë gjërat më mirë”, tha ai.

Veliaj siguroi banorët e Njësisë 4, se puna për Unazën e Tiranës do të vijojë, ç’ka do të sjellë përfitime të mëdha për gjithë komunitetin e kësaj njësie, por edhe të banorëve të Kamzës.

“Ne do ta bëjmë Unazën dhe për të gjithë ata që preken, do të duhet t’u themi se ky investim i ndihmon të gjithë, i jep vlerë edhe anës tonë të lumit, edhe anës së tyre të lumit. Që Tufina të lidhet me Farkën e Madhe dhe krejt papritur, e gjithë Tirana ka një Unazë ku shkarkohet trafiku. Fakti është se ne kemi fituar në zona ku kemi pasur më shumë ndërhyrje, si te Bregu Lumit, Bulevardi i Ri, te “5 Maji”, ku dolëm faqebardhë”, deklaroi ai.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës ka nisur një tur takimesh informuese, së bashku me deputetët e njësive të Tiranës, për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në të gjitha strukturat e qarkut.

Paraardhëse

Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët me telefona në provim

Pasardhëse

Edi Rama: Me infrastrukturën e re ka ndryshuar rrënjësisht rruga drejt Syrit të Kaltër

Pasardhëse

Edi Rama: Me infrastrukturën e re ka ndryshuar rrënjësisht rruga drejt Syrit të Kaltër

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.