• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I quajti shërbëtorë të kryeministrit, grupi i Alibeajt i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Nokës dhe hedh akuzat e forta

9 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
133
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Grupimi i Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike ka reaguar pas akuzave të deputetit Flamur Noka sot në Kuvend. Ky i fundit, i quajti ata shërbëtorë të pushtetit të Edi Ramës.

Përmes një deklarate në faqen zyrtare të PD , theksohet se deklaratat e Nokës janë mënyra që ka zgjedhur “Foltorja” për të fshehur atë që shqiptarët panë sot. Sipas tyre Berisha dhe Rama bashkuan votat për të penguar ngritjen e komisionit për investimet strategjike.

“Me stilin e vjetëruar të politikës dhe mënyrat e zhurmshme për të larguar vëmendjen nga e vërteta, Flamur Noka dëshmoi sot se lidhjet e foltores dhe shefave të tij me Rilindjen janë të vetmet fije që i mbajnë ende gjallë në politikë”, thuhet në deklaratë ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

“Akuzat qesharake të Flamur Nokës sot në parlament ndaj grupit parlamentar të PD, janë menyra që Foltorja ka zgjedhur për të mbuluar ate që shqiptarët e panë sot qartë: Edi Rama dhe Sali Berisha bashkuan votat për të penguar funksioninim e komisionit hetimor për investimet strategjike. Vjedhja që po i bëhet pronës së shqiptarëve në ditën me diell, abuzimet e ministrave dhe të afërmve të tyre me tokat në bregdetin e jugut, janë shqetësimi ynë. Ndaj për këtë, prej disa javësh këmbëngulim për ngritjen dhe funksionimin e komisionit hetimor që do të hedhë dritë mbi abuzimet e qeverisë dhe qeveritarëve me këtë aferë.

Por tashmë është e qartë që veç Edi Ramës, ky komision i kërkuar nga deputetët e PD, shqetëson dhe anëtarët e foltores së Sali Berishës. Në vend të bashkojnë votat për të bërë të mundur një hetim parlamentar, Sali Berisha dhe vartësit e tij , sulmojnë PD dhe deputetët e saj. Me stilin e vjetëruar të politikës dhe mënyrat e zhurmshme për të larguar vëmendjen nga e vërteta, Flamur Noka dëshmoi sot se lidhjet e foltores dhe shefave të tij me Rilindjen janë të vetmet fije që i mbajnë ende gjallë në politikë.

Falë këtyre lidhjeve, sot PD është më e përçarë se kurrë dhe çdo shqiptar e di mirë se Edi Rama është më i interesuari për këtë situatë, ku padyshim një dore ja kanë dhënë dhe ja japin dhe ata me të cilët bashkon votat dhe vullnetin për të mbajtur peng shqiptarët.

PD nuk ka nevojë të jetë e zhurmshme, e dhunshme dhe përjashtuese për të bindur shqiptarët që është në krahun e së vërtetës. Çdokush sot e ka të qartë se komisioni për hetimin e inceneratorëve ishte një sukses i punës së përditshme, mbledhjes dhe denoncimit të fakteve pa sharje dhe fyerje. Sepse e vërteta nuk ka nevojë për zhurmë dhe tambure. Ata që bërtasin, shajnë dhe shfryjnë mllefet e pazareve të shkuara apo atyre të mbetura pezull, bëjnë mirë ti thërrasim mendjes dhe të bëjnë të vetmin akt që e nderon opozitën. Të bashkojnë votat për të ngritur komisionin hetimor për investimet strategjike. Dhe bashkë me këtë, ti tregojnë dhe demokratëve se opozita nuk është servilizëm dhe palaçollek, por dinjitet dhe punë e përditshme. Nga ajo që ndoshta se kanë bërë kurrë!”-shprehet Alibeaj.

Paraardhëse

Mentor Kikia ‘thumbon’ ashpër deputetin e PD-së

Pasardhëse

“Ballkani i Hapur, bie ndesh me ne”, deputeti i PD-së: Ja çfarë po synon të bëjë Rama me këtë nismë

Pasardhëse

“Ballkani i Hapur, bie ndesh me ne”, deputeti i PD-së: Ja çfarë po synon të bëjë Rama me këtë nismë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.