• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandali i lobimit të LSI, Valteri: S’jam paguar nga Rama apo nga ‘inceneratorët’

9 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
60
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti Halit Valteri ka sqaruar se nuk ka marrë asnjë lekë nga Edi Rama apo nga “bosët” e inceneratorëve për të denoncuar në SPAK presidentin Ilir Metën lidhur me skandalin e lobimit nga gazeta e madhe austriake, “Kronen Zeitung”. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Valteri është shprehur se qëllimi i tij është që t’i shërbejë shqiptarëve duke kërkuar drejtësi për ata njerëz që kanë shfrytëzuar detyrën për t’u pasuruar.

“Që ta kuptojnë dhe këta politikanë si Meta që nuk janë sulme as nga paratë e Ramës apo inceneratorëve, nëse gjeni 10 lekë të reja që jam paguar largohem, dhe nuk dal më”, deklaroi ai.

Se çfarë kërkon nga kjo padi, Valteri e ka të qartë, të zbulojë se nga ku janë marrë 690 mijë dollarë të përdorura për lobimin nga LSI dhe Ilir Meta. Për këtë thotë se ka besim te drejtësia e re se do të zbulojë të vërtetën.

“Për këtë aferë nuk ka asnjë problem nëse pagesa do të ishte bërë nga banka apo LSI, po 690 mijë dollar janë shumë e madhe dhe mendohet se janë përfituar nga korrupsioni se askush nuk i shpenzon askush për 2 ditë në SHBA. Kam dorëzuar padinë dhe kamë kërkuar që të vihen përpara përgjegjësisë personat, ku i kanë marrë këto para LSI dhe Meta. Njerëzit kanë pritshmëri nga drejtësia e re dhe unë jam nga ata, unë kam besim që ato njerëz kanë njëfarë integriteti, janë njerëz që nuk janë rastësisht aty dhe një ditë do e nxjerrin frikën”, tha ai.

Megjithatë, ky denoncim i tij nuk do të ndalet vetëm me Metën.

“Do vazhdoj me denoncime, ministra aktual, drejtorë aktual, ish-ministra”, tha ai.

Por si një ish-deputet i PD-së, Valteri pati edhe një koment për partinë e tij, për të cilën e krahasoi me një Kështjellë, që dita-ditës po shkërmoqet.

“PD e ka mbyllur ciklin dhe misionin për të sjellë pluralizmin në shtëpi, çdo gjë është një kështjellë që po i shkërmoqet një tullë”, nënvizoi Valteri.

Paraardhëse

Limaj bën deklaratën e fortë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti: Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e tij

Pasardhëse

Një muaj e gjysmë para nisjes së detyrës, zbardhet lëvizja e fundit e Bajram Begajt

Pasardhëse

Një muaj e gjysmë para nisjes së detyrës, zbardhet lëvizja e fundit e Bajram Begajt

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.