• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Reja për ndeshjen: Në pjesën e dytë bëmë gjithçka gabim, por nuk është çështje skeme

7 June, 2022
në Sport
0
70
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kombëtarja Kuq e Zi bashkë me Edi Rejan zhvilluan ndeshjen. Trajneri Edi Reja u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë, por i zhgënjyer me të dytën, teksa në intervistën për “Kuqezi” në SuperSport, tha se ekipi pësoi një “black-out” në minutat e para, duke gabuar gjithçka.

Tekniku italian shpjegoi edhe zëvendësimet që bëri, teksa shprehu keqardhje që skuadra shkoi shumë herë në zonën kundërshtare, por pa ia dalë të godasë portën e Islandës.

Në pjesën e parë u duk se ishte një mbrëmje ku do të fitonim, por çfarë ndodhi në 45-minutëshin e dytë?

Në pjesën e parë bëmë një ndeshje të mirë dhe ia dolëm të kalojmë edhe në avantazh, por në fillim të pjesës së dytë dhuruam golin e barazimit dhe komplikuam gjithçka. U barazuam për 4 minuta dhe nuk bëmë asgjë nga ato që duhej të bënim. Më pas u mbyllëm, ndërkohë që mund të sulmonim më shumë. Më vjen keq, por në pjesën e dytë patëm një rënie dhe nuk ishte e lehtë të shkonim sërish te goli.

Mos do të ishte më mirë që në vend të Veselit, të aktivizonit Roshin në minutat e fundit?

Roshi nuk ishte mirë, pasi për shumë ditë nuk u stërvit me grupin. Kishte temperaturë dhe nuk ishte në gjendje për të luajtur, ndaj nuk mund të rrezikoja.

Në gjysmën e pjesës së dytë a mund të ndryshonim diçka, për të aktivizuar një lojtar si Bajrami, që ka më shumë fantazi?

Nuk është çështje skeme, por unë bëra dy zëvendësime në sulm, pasi të gjithë dyluftimet po i fitonin islandezët. Për pjesën tjetër, manovra ishte e organizuar shumë mirë, pasi ishim shumë herë pranë zonës dhe zbritëm shpesh me Hysajn. Megjithatë nuk bëmë dot një gjuajtje, ndonëse shkuam shumë shpesh në zonën kundërshtare. Më vjen keq, megjithatë duhet të shohim përpara, pasi kemi një ndeshje me Izraelin, ku do të kërkojmë të marrim fitoren, pasi kemi objektivat tona në këtë kompeticion.

Mos ndoshta gabimi në mbrojtje shkaktoi pasiguri në skuadër?

Fakti që pësuam gola për 4 minuta nga nisja e pjesës së dytë, ishte fatkeqësia jonë. Duhej ta mbanim avantazhin të paktën për 15 minuta, që t’u shkaktonim tension dhe t’i detyronim të hapeshin. Janë gabime të pafalshme, që duhet t’i shmangim. Pas barazimit, ata dolën në lojën që donin të bënin, pasi janë shumë të fortë fizikisht dhe në kundërsulm bëhen të rrezikshëm.

Paraardhëse

Shqipëria e pafuqishme të përballoj zjarrin në Sazan, vjen në ndihmë avioni grek

Pasardhëse

Elena Kocaqi: Zgjedhja e Begajt për president dogji përgjithmonë antarësimin në BE

Pasardhëse

Elena Kocaqi: Zgjedhja e Begajt për president dogji përgjithmonë antarësimin në BE

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.