• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Forbes tregon listën: Ja cilat janë vendet më të lira në botë për të jetuar

6 June, 2022
në Shqip+
0
82
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nëse ëndërroni të largoheni, të lëvizni dhe të filloni nga e para, mendoni për vendet ku mund jetoni mirë e lirë, sipas Forbes.

Ideja duket mjaft utopike, pasi thuhet se janë vende ku mund të jetosh “pa punuar”, por sigurisht që ia vlen të merret në konsideratë.

Kosta Rika

Kosta Rika quhet ndryshe edhe “Zvicra e Amerikës Qendrore”, dhe sipas Forbes është në krye të vendeve më të dëshirueshme. Kostot e arsyeshme të jetesës, një qeveri që kujdeset për banorët e saj, një përzgjedhje e gjerë pasurish të paluajtshme, bukuri natyrore dhe njerëz të përzemërt janë vetëm disa nga argumentet që citohen. Forbes vlerëson se një çift mund të jetojë mirë me rreth 1600 euro në muaj, por kostot mund të jenë shumë më të ulëta, në varësi të nevojave.

Panamaja

I njohur për kanalin e tij të famshëm, Panamaja është një nga vendet në Amerikën Latine që po zhvillohet pa u lodhur. Pamja e oqeanit, klima e ngrohtë dhe moria e resurseve janë mjaft arsye që shumë njerëz të shkojnë në Panama. Kryeqyteti Panama City është një nga më të lirit në botë. Ju mund të hani lirë sa sa të doni dhe ky vend është gjithashtu i njohur për kujdesin e shkëlqyer shëndetësor.

Meksika

Me 31 shtete, Meksika është e madhe, dhe për këtë arsye ka shumë për të ofruar – nga qytetet e mëdha në fshatrat rurale dhe qytetet e pazakonta në plazh. Kostoja e jetesës, natyrisht, varet nga stili juaj i jetesës, por një çift mund të jetojë me më pak se 2000 euro në muaj – për shkak të pasurive të paluajtshme të lira, ushqimit të përballueshëm në tregje dhe restorante, transportit të lirë, kujdesit mjekësor të lirë, etj.

Kolumbia

Luftërat, konfliktet dhe kartelet e drogës kanë qenë pjesë e jetës së përditshme kolumbiane në të kaluarën, por me kalimin e kohës vendi është bërë më i zbutur dhe turizmi po rritet. Medellin është një nga vendet me interes më të madh, kryesisht për shkak të klimës. Për ata që nuk e kanë problem motin e nxehtë dhe tropikal, qytetet e Karaibeve në bregdetin e Santa Martës dhe Kartagjenës janë në dispozicion të tyre. Për 800 euro në muaj, mund të jetosh mjaft mirë në Kolumbi, pohon Forbes, dhe ndoshta për shumë më pak se kaq.

Portugalia

Ndër destinacionet më të lira evropiane, Forbes veçon Portugalinë. Qytetet historike, plazhet e bukura, ushqimi i shkëlqyer, si dhe natyra mahnitëse krijojnë një enigmë të bukur kënaqësish, të kombinuara me njerëz të përzemërt dhe çmime miqësore. Në listën e qyteteve të “zgjedhura”, së bashku me Lisbonën dhe Porton, janë Obidos, Lamego, Costa Nova, Monsaraz… në Portugali, një çift mund të bëjë një jetë të shkëlqyer me pak më shumë se 2000 euro në muaj.

Ekuador

Ekuadori është një vend i pranverës së përjetshme në të cilin temperatura mesatare vjetore është rreth 20 gradë, dhe me më shumë se 850 kilometra vijë bregdetare. Nuk është çudi që aty ka disa nga plazhet më të bukura në botë. Një person mund të jetojë në Ekuador për 1200 dollarë në muaj.

Malajzia

Malajzia është një destinacion ideal për njerëzit që nuk e durojnë dot të ftohtin dhe përveç klimës tropikale dhe çmimeve të përballueshme, Malajzia ofron edhe plazhe të bukura, ishuj dhe xhungla, qytete emocionuese dhe ushqime gustator. Gjithashtu, në Malajzi do të bëni lehtësisht miq të rinj sepse anglishtja është gjuha e parë jozyrtare. Shumë emigrantë jetojnë në Kuala Lumpur dhe Penang, dhe ka fluturime direkte nga të dy qytetet në më shumë se 30 vende të ndryshme. Një beqar në Malajzi mund të jetojë rehat me 1705 dollarë në muaj dhe një çift me më pak se 2000 dollarë në muaj.

Franca

Edhe pse pak njerëz nga rajoni ynë mund të përballojnë lehtësisht të lëvizin në Francë, ajo është gjithashtu në listën e Forbes. Megjithatë, nëse nuk qëndrojmë vetëm në Paris dhe Lion, ka edhe rajone më të lira, të cilat ndërthurin ofertat tërheqëse të pronave të paluajtshme me një standard të lartë jetese. Për shembull, në zonat detare të Normandisë dhe Brittany-it, një çift mund të jetonte fare mirë me më pak se 2000 euro në muaj, me kursime të mëdha që vijnë nga kostot e strehimit.

Malta

Malta mesdhetare karakterizohet nga një infrastrukturë e shkëlqyer, arkitekturë tërheqëse, banorë miqësorë anglishtfolës, si dhe një klimë e këndshme dhe e ngrohtë gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj, çmimet malteze janë ende të përballueshme pavarësisht nga numri i turistëve. Forbes rekomandon Vallettan, Gozon dhe Kominon.

Paraardhëse

Spiropali: Nuk e nxorëm emrin e presidentit se nuk donim ta bënim mish për gojëprishurit

Pasardhëse

Flutura Açka revoltohet në Kuvend: Me taksat e shqiptarëve paguajnë “sugargirls” për sheikët dhe të huajt

Pasardhëse

Flutura Açka revoltohet në Kuvend: Me taksat e shqiptarëve paguajnë “sugargirls” për sheikët dhe të huajt

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.