• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen”, Berisha: Helikopterët nuk ngrihen dot më në ajër, anijet s’janë në gatishmëri. I bëj thirrje NATO-s

6 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
340
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha i bën thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes, sipas tij tejet të rëndë të forcave të armatosura të një vendi anëtar të saj.

Berisha shkruan se ushtria është në kolaps të plotë, gjysma e ushtarëve kanë dhënë dorëheqjen, helikopterët nuk ngrihen dot në ajër, anijet s’janë në gatishmëri.

Ai publikon denoncimin e qytetarit dixhital, ku thuhet se oficerët, gjer tek ata të lartë punojnë pasdite si roje sigurie ose barmen apo kamerier në lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre janë të ulëta dhe nuk përballojnë dot kërkesat familjare.

Më tej qytetari shkruan se asnjë helikopter, përfshi dhe helikopterët CUGAR që janë blerë 10 vitet e fundit dhe kanë kushtuar mbi 100 milionë euro, nuk ngrihen qoftë dhe një minutë në ajër sepse janë jashtë gatishmërie.

POSTIMI I PLOTË

“Ushtria në kolaps të plotë!

Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen në komandat e tyre për shkak të rrogave shumë të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme.
Oficerë madhorë të saj punojnë pasdite në bare dhe restorante për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin.
Të gjithë helikopterët nuk ngrihen dot më në ajër.

Anijet e flotës detare nuk janë në gatishmëri.
I bëj thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes tejet të rëndë të Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të saj!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital!
Përshëndetje dr. jam oficer i Ministrisë së Mbrojtjes gjendja katastrofë e forcave tona të armatosura më detyron të ju drejtohem me këtë mesazh.

Ushtria jonë sot është në gjendjen e saj më të vështirë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fushat.
Aktualisht më shumë se gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë komandave, por ato nuk ju pranohen dhe ata për shkak të kontratës qëndrojnë në detyrë krejtësisht të pamotivuar. Dorëheqjet e tyre lidhen me rrogat fare të ulëta të ushtarëve dhe kushtet krejt të papërshtatshme.

Oficerët, gjer tek ata të lartë punojnë pasdite si roje sigurie ose barmen apo kamerier në lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre janë të ulëta dhe nuk përballojnë dot kërkesat familjare.
Shumë e keqe është gjendja në flotën ajrore dhe detare të ushtrisë tonë.
Birn ka investiguar dhe ka bërë publike par 10 ditësh fenomenin e mos funksionimit të Flotës Ajrore dhe Detare të Ushtrisë Shqiptare si vend anëtar i NATO-s..!

Asnjë helikopter, përfshi dhe helikopterët CUGAR që janë blerë 10 vitet e fundit dhe kanë kushtuar mbi 100 milionë euro, nuk ngrihen qoftë dhe një minutë në ajër sepse janë jashtë gatishmërie…!

Kjo u vërtetua dhe vitin që shkoi, ku gjatë verës kishte me qindra vatra zjarri dhe Flota Ajrore Shqiptare nuk u ngrit qoftë dhe për një minutë me fik zjarret, por u desh me i kërkuar ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Evropiane..!

Po kështu është situata dhe me Flotën Detare, ku asnjë anije luftarake nuk është në gatishmëri…!
Prej 3 vitesh asnjë helikopter apo anije luftarake nuk janë në gatishmëri dhe një gjë të tillë e raportojnë në buletinin ditor të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë…!” tha ai.

Paraardhëse

Ndahet nga jeta ‘i mjeri’ më i famshëm në Shqipëri Ardi Daullxhiu

Pasardhëse

Rruga Kardhiq-Delvinë, Rama: Shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës

Pasardhëse

Rruga Kardhiq-Delvinë, Rama: Shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.