• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U vetëshpall kandidate për Presidente, reagon Elena Kocaqi pas zgjedhjes së Begajt

4 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Elena Kocaqi ka reaguar në një emision televiziv pas zgjedhjes së presidentit të ri, Bajram Begaj duke falënderuar të gjithë ata që mbështetën kandidaturën e saj për presidente.

“Dua të falënderoj të gjithë ata shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Mali të Zi, Greqisë, diasporës, eksponent të biznesit të madh të Shqipërisë, miqtë e mi, njerëzit e mi të dashur, për gjithë vlerësimin dhe mbështetjen. Falënderoj militantët e të gjitha partive në vend që dolën dhe mbi pazaret e kryetarëve të tyre dhe më mbështetën publikisht. Nuk e dija që kisha kaq shumë mbështetje dhe jam tepër e nderuar për vlerësimin tuaj. Ju thashë PO, thjesht të kuptonit vet nivelin primitiv, injorant, anti-shqiptar, intrigant, arrogant të pjesës më të madhe të klasës politike në Shqipëri, sepse po t’iu kisha thënë jo, kurrë nuk do ta kishit kuptuar ketë gjë. Unë e dija që nga fillimi rezultatin, thjesht doja ta kuptonit ju.

Kjo ishte detyra ime ndaj jush dhe unë e plotësova, por as e keni idenë e kostove dhe rreziqeve qe unë mora përsipër, vetëm që ju të kuptoni ketë gjë, por unë e bëra me dashuri sepse e kam detyrim ndaj jush. Duhet te kuptoni që në politikë dhe në Shqipëri ka edhe njerëz të mirë dhe të zotët, por nuk jemi në një sistem demokratik. Segmente të caktuar të politikës nuk duan fare ta dinë se ça doni dhe mendoni ju, pasi ju nuk ekzistoni për ata. Ata nuk kanë fare nevojë për votën tuaj, se votojnë dhe numërojnë vet, ndaj as ju kanë fare në konsideratë. Ata duan te dinë vetëm për territorin e këtij vendi dhe për paratë e taksave tuaja, ndërsa popullit i kanë lënë dy opsione te rrijë urtë dhe paguaj taksat, ose nëse nuk do, të iki. Janë përpjekur tu zëvendësojnë me të huaj, por ata nuk rrinë këtu, sepse janë pagat shumë të ulta dhe çmimet më të larta në Evropë dhe nga kjo kanë dështuar.

Presidenti sipas politikës shqiptare, duhet të jetë një njeri normal dhe nuk ka fare rëndësi kupton apo jo nga shteti, ligji, marrëdhëniet ndërkombëtare etj. Unë jam shumë e kualifikuar për postin e presidentit, pasi jam juriste, profesore e së drejtës kushtetuese dhe qeverisjes, historiane, kam doktoratë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe këto nuk janë kritere që duhet të përmbushi një president normal në Shqipëri.

Sigurisht që nuk kam kryer ndonjë krim, as kam vjedhur, as kam bërë korrupsion, madje asnjë gjobë për makinën nuk kam marrë dhe kështu nuk mund të përmbush kriteret për një post të tillë, pasi nuk kam eksperiencë kriminale, qe është e domosdoshme në kushtet e politikës shqiptare 110 vjeçare.

Nuk shes atdheun, as tokën as detin dhe kjo është një minus i madh për mua, pasi këtu e ke te lehtë të kapësh majat kur plotëson këto kushte. Kjo u pa qartë që ministri jashtëm grek deklaroi që presidenti i ri, do të përdoret për detin dhe politika e Tiranës si vend vasal zbaton urdhrat e bosëve politike ndërkombëtar. Presidentin tuaj nuk e vendosni ju, por tjerët.

Kështu që nuk jam e denjë për standardet historike të politikës shqiptare që unë e njoh shumë mirë dhe qe do tia shkruaj historinë ashtu siç e meritonë. Me vjen keq se mbase ju kam zhgënjyer me ketë jetën time aspak normale në kushtet e Shqipërisë, por unë nuk mund të ndryshojë në ketë moshë dhe me ketë edukim që kam.

Ju dua shumë te gjithëve ju që me keni dashur dhe mbështetur, si dhe të gjithëve ju që nuk me keni dashur, pasi unë nuk e njoh fare ndjenjën e urrejtjes, njoh vetëm atë të dashurisë.

Këshilla ime bëni kujdes kur mbështesni ketë klase politike dhe kërkoni që të zgjidhni vet presidentin dhe deputet nga breza t? rinjë në politikë, ndryshe ky vend nuk është me juaji. I kërkoj diasporës dhe shqiptarëve kudo ku janë, të mos braktisin Shqipërinë, por ti dalin zot nënës tuaj, pasi ju e doni ket? vënd me zemër. Nëse ka një popull që duhet ta quaj Shqiperinë nënë, ata janë vet?m shqiptarët. Ju mundeni se ju keni qeverisur historikisht botën dhe ka ardhur momenti të qeverisni vendin tuaj.

Misioni im u krye, pasi qellimi im ishte te kuptoni se jeni duke humbur vendin tuaj. Unë as e kam fare problem për pushtet dhe ndaj as jam afruar në politikë. Për mua pushteti im më i madh ?shtë dashuria dhe respekti juaj”, shkroi Kocaqi.

Paraardhëse

Shqipëria zgjedh Presidentin e ri, reagon OSBE

Pasardhëse

Bajram Begaj vihet në krye të shtetit, ish-shefi i Shtabit të FA: Ushtarakët i përkasin kombit

Pasardhëse

Bajram Begaj vihet në krye të shtetit, ish-shefi i Shtabit të FA: Ushtarakët i përkasin kombit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.