• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Alfred Lela: Për të kuptuar gjeneral Begajn e së ardhmes, kujtoni gjeneral Lleshajn e së shkuarës

4 June, 2022
në Kryesore, Opinion
0
866
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Alfred Lela

Të gjithë prisnin e flisnin që Edi Rama të zgjidhte një grua si Presidente të vendit, ai nuk i kënaqi parashikuesit e kësaj teze, por u bashkua me ta te fakti se zgjedhja do të ishte ekskluzivisht e tij. Siç prej një muaji jehon komentariati politik në Tiranë.

Rama, duke mos zgjedhur një grua, nuk është se iu largua shumë prirjeve të veta. Mos harroni se, edhe një President para Metës, ai kishte ofruar kandidaturën e një ushtaraku, gjeneralin Sandër Lleshaj, emri i të cilit kishte ardhur te ai nëpërmjet shkrimtarit Ismail Kadare.

Duhet të ndalemi te ky profil, ai i ushtarakut të lartë, të cilin e përfaqësonte deri dje Lleshaj në aulat e politikës socialiste dhe nga sot e për pesë vjet me radhë, Bajram Begaj. Skanimi i profilit profesional dhe njerëzor është i rëndësishëm për të kuptuar se deri ku do të jetë z. Begaj President i Edi Ramës dhe sa ‘përfaqësues i unitetit të kombit’ dhe mbi palët politike.

Statura e gjeneralit dhe uniforma e ushtarakut, në shikim të parë të çojnë drejt shtampës së një burri serioz, që nuk bën kompromise dhe që ka ‘nderin, detyrën dhe atdheun’ para çdo gjëje, siç tha edhe vetë dje gjenerali-në-pritje-të-Presidencës, në takim me Kryeministrin. Ne jemi të detyruar ta vëmë dyshimin në fre për Presidentin e propozuar, por nuk ka se si, të mos bëjmë një krahasim me gjeneralin tjetër, i cili mori dy favore nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, Sandër Lleshajn.

Në fillim i rëzuar nga Berisha për postin e Presidentit, ai u kthye në kohën e qeverisjes socialiste, në fillim si këshilltar ushtarak i kryeminsitrit Rama dhe më vonë si ministër i Brendshëm. Në këtë detyrë ai prodhoi disa prej momenteve më kundërthënëse në raport me opozitën, duke tejkaluar fort edhe socialistët 24 karatësh, paraaradhësit e tij, Sajmir Tahiri dhe Fatmri Xhafaj. Brutaliteti i ndërhyrjeve të Policisë së së tij ishte i pashoq.  zelli prej shërbëtori për t’i hyrë në qejf shefit ose inati i  padalë me opozitën, e cila kur emri i tij ishte thirrur në apel nga historia për t’u bërë i pari i vendit, u prit me refuzim.

Cilido qoftë interpretimi, z. Lleshaj do të mbahet mend si nxënës i teprimit. Si të gjithë ata që e teprojnë me shërbime, ashtu përfundoi edhe ai. I dorëhequr pas asgjesimit së Klodian Rashës ai tranzitoi drejt fundit si drejtues qarku i PS në Lezhë. Rivaliteti me figura të tjera të PS atje, e bënë Ramën që, mes tij dhe socialistëve të zgjidhte ata që u vlente lëkura politikisht dhe jo zejtarinë në zell të Lleshajt. Ai e pa veten jashtë listës së kandidatëve për deputetë, dhe kjo e hodhi andej nga erdhi, në margjinat e jetës publike.

Sot më shumë një kujtim i hidhur i opozitarëve se sa një kujtesë politike, Lleshajt i duhet të lëpijë palgët e zelltarit që mendon se shërbimi nuk i është shpërblyer. Leksioni që ai la si ministër i Brendshëm, dhe do të kish prodhuar edhe po të ishte zgjedhur President është se kandidaturat dhe profilet jopolitike apo jopublike, janë dëshmuar të papërshtatshme, në mos kundërproduktive në rolin e kreut të shtetit, apo dhe në ushtrime të tjera të pushtetit. Pa fibrën politike ata kthehen në profesionistë jashtë gravitetit të tyre. Të trysnuar nga fuqia e madhe e krerëve dhe mjedisit politik ata kërkojnë të plotësojnë me zell, atë që nuk e kanë në staturë politike.

Ky ishte hendeku në të cilin ra Sandër Lleshaj dhe i njëjti rrezik e prêt Bajram Begajn./Tpz.al

Paraardhëse

Edi Rama dhe Bajram Begaj, të buzëqeshur shtrëngojnë duart në Parlament

Pasardhëse

Bajram Begaj zgjidhet në krye të shtetit, vjen reagimi i parë nga SHBA

Pasardhëse

Bajram Begaj zgjidhet në krye të shtetit, vjen reagimi i parë nga SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.