• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i Eurozonës dhe vendos euron si valutë nga 1 janari 2023

2 June, 2022
në Botë, Kryesore
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i Eurozonës duke e pasur euron si valutë të saj. Përmes raportit për konvergjencë, me të cilin vlerësohet niveli i përgatitjes së vendeve anëtare të BE-së për t’u anëtarësuar edhe në Eurozonë, Komisioni Evropian të mërkurën ka konfirmuar se Kroacia është i vetmi nga shtetet që ende nuk kanë euron si valutë zyrtare që i ka përmbushur të gjitha kriteret. Në këtë mënyrë vendosja e euros në qarkullim në Kroaci nga 1 janari i vitit 2023 mbetet vetëm një formalitet.

KE-ja në të njëjtën kohë, krahas konfirmimit se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet, ka miratuar edhe propozimin ligjor për vendimin e Këshillit, me të cilin do të përmbyllet procedura. Pritet që Këshill në pjesën e parë të muajit korrik të marrë vendimin përfundimtar formal.

Krahas Kroacisë, Komisioni ka vlerësuar edhe Suedinë, Çekinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ato i kanë përmbushur shumicën e kritereve por jo të gjitha.

“Për më pak se një dhjetëvjeçar prej kur ka hyrë në BE, Kroacia është e gatshme të anëtarësohet në eurozonë me 1 janar. Me vendosjen e euros Kroacia do të forcojë ekonominë e saj por do ta bëjë edhe euron një valutë më të fortë. Njëzet vite prej kur kanë hyrë në qarkullim monedhat e para të euros, kjo valutë është bërë një prej më të fuqishmëve në botë. Ka përmirësuar jetën e miliona njerëzve në Bashkimin Evropian dhe është bërë simbol i forcës dhe unitetit”, ka thënë me këtë rast presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Komisionari i BE-së për Ekonomi, Paolo Gentiloni ka thënë se qytetarët e Kroacisë tashmë do t’u bashkohen rreth 340 milionë qytetarëve të vendeve tjera të BE-së që kanë euron si valutë.

Prej kur është bërë anëtare e BE-së Kroacia ka parashtruar si prioritet të sajin edhe hyrjen në Eurozonë dhe në zonën e lirisë së lëvizjes së Schengenit. Vendet që bëhen anëtare të BE-së e kanë obligim të vendosin euron si valutë të tyre por koha varet nga dinamika e përmbushjes së kritereve që kërkohen. Për momentin në Eurozonë janë 19 nga 27 vende anëtare të BE-së e me Kroacinë ky numër do të rritet në 20. Jashtë kësaj zonë mbeten Danimarka, e cila ka siguruar të ketë të drejtë përjashtimi dhe Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.

Krahas Komisionit Evropian edhe Banka Qendrore Evropiane me seli në Frankfurt ka konfirmuar se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kriteret për të hyrë në Eurozonë.

Paraardhëse

“Me vjen keq për fëmijët që kanë prindër si ju”, Bora reagon pasi u tha se kaloi fundjavën me Donaldin, ndjekësit i sulen ashpër

Pasardhëse

Prokurori i Krujës kaloi vetting-un, nuk përmban emocionet, puth në buzë partneren (FOTO)

Pasardhëse

Prokurori i Krujës kaloi vetting-un, nuk përmban emocionet, puth në buzë partneren (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.