• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kë emër mbështet ai për postin e Presidentit të ri? Mediu jep përgjigjen e prerë dhe nxjerr prapaskenat

1 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
136
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Fatmir Mediu ka komentuar procesin e ndjekur për zgjedhjen e Presidentit të ri për të cilin tha se opozita duhet të kishte shkuar tek ky proces me një grup negociator të vetëm dhe se, kreu i shtetit duhet të zgjidhet mbi palët.

Ai tha se maxhoranca do një opozitë të përçarë, ndërsa theksoi se propozimi për kandidatura duhet të bëhej nga të dyja palët.

“Opozita duhet të ishte me një grup negociator të vetin sa i përket procesit të zgjedhjes së presidentit të ri. Nëse opozita duhet të përfshihej në këtë proces duhet të kishte një grup të vetëm. Momenti i dytë ka të bëjë me vlerësimin që i bëhet presidentit dhe jam kundër çdo nënvlerësimi. Një president i mirë ofron një raport të mirë me shoqërinë, politikën dhe ka vlerë në çdo hap që hedh. Të dyja palët duhet të propozonin kandidatura, jo vetëm opozita derisa të vinin te një autoritet që plotësonte të gjitha kushtet e parashikuara nga kushtetuta. Kjo nuk ndodhi ishte vetëm një teatër, pasi PS arriti të fusë opozitën të përçarë në këtë proces dhe në një farë mënyrë kjo opozitë i shërbeu kësaj. Opozita nëse nuk gjen marrëveshje me PS apo Ramën, duhet të ketë një marrëveshje me veten dhe qytetarët shqiptar, por gabimi i saj është që mendon se duhet të gjejë marrëveshjen me PS. Marrëveshjen e gjente duke propozuar kandidaturat.”, tha Mediu.

Më tej ai tha se opozita nuk duhet të mohojë aktivitetin 30- vjeçar të saj politik, ajo duhet të vinte me një kandidaturë në raundin e dytë përballë PS dhe pastaj të vazhdonte me një kandidaturë mbi palët.

“Unë nuk pash një frymë diskutimi, një opozitë që nuk ulet për të diskutuar për hapat që ndjek na bën të gjendemi përballë një kausi opozitar. Mënyra se si kjo opozitë po sillet në këtë proces e fut atë në konfuzion total dhe më e keqja është se nuk nxjerrim as mësime. Kjo është një histori dëshpëruese ku opozita nuk nxjerr mësime. Ajo duhet të jetë pjesë e procesit, duhet të propozojë kandidatë edhe nëse PS i refuzon. Duhet të ishte me kandidaturë të qartë për ti treguar Ramës diferencës që ne kemi me ta. Rama përdori taktikë duke ulur nivelin e diskutimit, bëri lojë politike ku dukej qartësisht se donte ta çonte te raundi i katër. Edhe PS nga ana e saj duhet të çonte kandidaturat e veta. Rama ka luajtur lojën e tij politike, por sjellja jonë opozitare është fati i keq, në një kohë që ne duhet të zgjidhnim një president mbi palët.”, u shpreh Mediu.

I pyetur se kë do të mbështeste nga emrat që qarkulluan, Mediu tha se ka vlerësim për këdo që propozohet, por sipas tij dalja pa fund e emrave e bën banal procesin.

“Nuk hy në emra, kam vlerësim për të gjithë ata që propozohen. Dalja e emrave pa fund e bën banal procesin, banalitet nga i cili fiton PS. Ky është një debat për shoë-n e radhës. Procesit i hoqëm besimin dhe transparencën, por me rëndësi mbetet që opozita duhet të gjejë gjuhën mes vete. Unë do bëja përpjekjen time që opozita të ishte pjesë e procesit nëse ka një kandidaturë që plotëson të gjitha kriteret e kreut të shtetit. procesi është i rëndësishëm.”, tha Mediu.

Paraardhëse

Presidenti Meta homazhe për të ndjerin Bujar Nishani: Shtetari dhe politikani më serioz i dekadave

Pasardhëse

‘Dita e parë e Presidencës së Këshillit të Sigurimit’, Xhaçka: Fillimi i një muaji intensiv pune

Pasardhëse

‘Dita e parë e Presidencës së Këshillit të Sigurimit’, Xhaçka: Fillimi i një muaji intensiv pune

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.