• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Grua apo burrë? Balla: Presidenti të jetë i ndryshëm nga Meta, nuk përjashtohet askush

31 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zgjidhja e çështjes së presidentit nuk është zgjidhur akoma. I pyetur për emrin e presidentit të rim kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se me rëndësi është “te jete i ndryshëm nga Ilir Meta”, teksa nuk dha detaje mbi gjininë e kandidatit që pritet të zgjedhë maxhoranca në këtë raund të katërt.

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla nuk pranoi të zbulojë asnjë emër. Ndërsa theksoi se nuk përjashtohet asnjëra gjini, shtoi se në ditët në vijim PS do të japë informacione të mëtejshme. Sipas tij e rëndësishme është që Presidenti i ri të jetë me integritet.

Pyetje: Preferoni grua apo burrë?

Balla:” Nuk duhet përjashtuar asnjë prej gjinive me rëndësi të kemi president që të mishërojë më së miri vlerat e larta të integritetit publik dhe ato që përcakton Kushtetuta, i ndryshëm nga Ilir Meta. Unë po ju them që dëshira jonë ishte që ta zgjidhnim bashkë me opozitën. Nuk i bën nder Partisë Demokratike drejtuar nga Alibeaj që të kthehet në format e vjetra të bojkotit.

Edhe pse nga bojkoti është dëmtuar PD, nga bojkoti duhet të nxirren mësime dhe shpresoj që të shtunën në orën 18:00 mos të bëjnë të njëjtin gabim. Maxhoranca është e paevitueshme në zgjedhjen e Presidentit. Dëshira ka qenë që ta zgjidhnim bashkë. Ju keni qenë këtu, keni parë ndonjë kandidat që është depozituar aty lart, nuk ka pasur. Do jetë president i gjithë shqiptarëve”.

Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve Balla u shpreh se kërkesa e opozitës për Komision Hetimor mbi Investitorët Strategjikë nuk plotësonte elementet kryesore.

“Ndiqni diskutimet që kemi pasur në konferencën e kryetarëve, e kam thënë prej ditës së parë që jam zgjedhur si anëtar që respektimi i rregullores nga të gjithë duhet të jetë orientimi kryesor. Kërkesa e ardhur nga opozita ka probleme themelore. Firma e një deputeti vlen vetëm për një dokument, jo të merret nga njëri dokument në tjetrin.Nuk mund të marrësh një kërkesë të rrëzuar dhe ti thërresësh prapë me një numër të ri protokolli. Firma e një deputeti, zyrtari, një qytetari vlen vetëm për një dokument. Çfarë t’ju them. Nuk di çfarë përgjigje t’ju jap. Dëshira jonë është e madhe për të diskutuar dhe për të dhënë mundësinë e çdo lloj mekanizmi të kontrollit parlamentar.

E kemi thënë që prej shtatori që ne këtë legjislaturë kemi dëshirën për t’i lejuar opozitës hapësirë. Kjo gjë duhet bërë sipas praktikave të nevojshme. Shikoni të dyja kërkesat, shihini dhe më pas më thoni nëse e kam unë gabim apo Alibeaj”, tha Balla.

Paraardhëse

Dendias: Jemi kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan

Pasardhëse

“Presidenti”, Balla zbulon ç’do ndodhë të premten: PD ndryshoi numrin e protokollit

Pasardhëse

“Presidenti”, Balla zbulon ç’do ndodhë të premten: PD ndryshoi numrin e protokollit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.