• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dendias: Jemi kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan

31 May, 2022
në Aktualitet, Botë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nikos Dendias, ministri grek bëri thirrje për kujdes pasi “aktorët e palëve të treta” duket se “po synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve në rajon.

“Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë ndikimet negative dhe t’iu përmbahen vlerave evropiane”, tha Dendias në Sarajevë më 31 maj, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviç.

Dendias tha se shteti i tij pa mëdyshje mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës, avokon për siguri dhe stabilitet në rajon, por gjithashtu kundërshton në parim çdo ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës për media, dy kryediplomatët kujtuan se Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë 20 marrëveshje dypalëshe në fushën e ekonomisë, mbrojtjes së investimeve, mbrojtjes, transportit, kulturës, edukimit dhe shkencës, por po ashtu thanë se ka hapësirë për forcim të mëtejmë të raporteve ekonomike.

Ministrja Turkoviç tha se Greqia si pjesë e NATO-s, është një partnere e respektueshme e Bosnjës në rrugën e shtetit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veri-Atlantike. Ajo po ashtu tha se dy shtetet bashkëpunojnë përmes programit të bashkëpunimit dypalësh që ministritë e Mbrojtjes së të dyja shteteve nënshkruajnë çdo vit.

Sipas Turkoviçit, Greqia është një prej shteteve që vazhdimisht mbështet integrimin evropian dhe ajo falënderoi Athinën për mbështetjen e Sarajevës për të marrë statusin kandidat për anëtarësim në BE, pasi sipas saj, shumica e qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës duan që shteti të anëtarësohet në bllokun evropian.

Paraardhëse

Enkelejd Alibeaj deklaratë për mediat: PS rrëzon kërkesën për komision për investimet strategjike

Pasardhëse

Grua apo burrë? Balla: Presidenti të jetë i ndryshëm nga Meta, nuk përjashtohet askush

Pasardhëse

Grua apo burrë? Balla: Presidenti të jetë i ndryshëm nga Meta, nuk përjashtohet askush

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Marsela, konkurrentja më e re e “Për’puthen”, ka hyrë në skenë me pritshmëri të larta për dashurinë dhe me një...

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.