• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Lubonja: Ç’ka pas heshtjes së ambasadorëve për rikthimin e Berishës

26 May, 2022
në Kryesore
0
97
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ftuar në studion e Open në Top Channel, analisti dhe publicisti i njohur Fatos Lubonja foli për për heshtjen e ndërkombëtarëve për zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar të PD-së.

“Unë e shtroj problemin ndryshe. Ç’është kjo heshtje e ndërkombëtarëve kur vidhen votat, kur dalin patronazhistët, kur del kryeministri dhe bën deklarata nga më skandalozet për “mediat kazanë”, nuk po i numëroj të gjitha. Ç’është kjo heshtje e ndërkombëtarëve? Përmendet një qëndrim i konsoliduar ndaj Berishës i SHBA-ve.

Mua më duket se kemi “një qëndrim të konsoliduar” në thonjëza të ndërkombëtarëve ndaj Edi Ramës, ndaj këtij regjimi. Atëherë pyetja ngrihet, shqiptarët që duan opozitë ndaj këtij regjimi a duhet t’i konsiderojnë ndërkombëtarët pjesë e kundërshtarëve të tyre ndaj të cilëve duhet të bëjnë opozitë?

Ky servilizmi që heshtën ndërkombëtarët, kjo është një politikë e kultivuar 30 vjet në Shqipëri nga një klasë politike e cila kërkon të legjitimohet me ndërkombëtarët duke vjedhur shqiptarët, nga e cila duhet të shkëputemi.

Sali Berisha nuk është shkëputur, por një opozitë e vërtetë e dua jo si këta, por një opozitë që bashkë me Edi Ramën iu tregon dhe ndërkombëtarëve vendin e tyre, gabimet e tyre se s’po them të bëhemi antiamerikanë. Amerika, Europa kanë bërë gabime pafund gjatë këtyre 30 viteve. Ka 30 vjet dhe tani po e fillokan reformën në drejtësi, sa para u harxhuan? Kë bërë ndonjë autokritikë që këtu ishte gabim?”, – tha Lubonja.

Sipas tij marrëdhëniet e Berishës me ndërkombëtarët rregullohen kur ai të marrë mbështetjen e popullit.

“Marrëdhëniet me SHBA-të rregullohen kur merr mbështetjen e popullit shqiptar. Sa e merr, sa nuk e merr është tjetër gjë dhe i rregullon që ç’ke me të se i rregullojnë amerikanët me ty, boll të marrësh pushtetin. “Non grata” ka qenë dhe Netanjahu, dhe kryeministri i Indisë, por u bënë figura, nuk janë më “non grata”.

Po të isha Lulzim Basha në krye të partisë dhe të më thoshin që duhet të heqësh Berishën, do ju thosha ky është gabim politik, ju duhet të merreni me Edi Ramën që ka 8 vjet në pushtet”, – tha Lubonja.

Paraardhëse

Merr vendim Abazoviç, zbulon nëse Mali i Zi do t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Pasardhëse

Bylykbashi: Do garoj për nënkryetar të Partisë Demokratike

Pasardhëse

Bylykbashi: Do garoj për nënkryetar të Partisë Demokratike

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.