• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vota e emigrantëve, PS: Zgjidhjet ekzistojnë, është momenti të ulemi me PD për të nisur punën për Reformën Zgjedhore

25 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste shprehet se ka ardhur momenti që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga KQZ dhe OSBE, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri theksoi se Partia Socialiste është e gatshme që të marrë pjesë në këtë proces dhe bën thirrje që të vazhdohet puna për reformën zgjedhore.

“Partia Socialiste është e gatshme; është momenti të fillojmë punën edhe për Reformën Zgjedhore. Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje të gjithë palëve politike, që të marrin pjesë sa më shpejt në Komisionin e Reformës Zgjedhore, me qëllim që të fillojmë nga puna. Unë mendoj se kjo është një nga çështjet e para që duhet adresuar, pasi bëhet fjalë për gati 1/3 e elektoratit shqiptar, që mund të jetë shumë dinamik në pikëpamjen e ndryshimit dhe reflektimit të vlerave të tyre, kontributit në politikë edhe në Shqipëri për shkak të peshës që kanë. Partia Socialiste është e gatshme për të marrë pjesë në këtë proces. Garantojmë mbështetjen tonë dhe jemi të bindur, që nëse kjo punë fillon tani, jemi të bindur që e drejta e votës së emigrantëve bëhet realitet”, deklaroi ai.

Më tej Gjiknuri u shpreh se PS ka qenë një nga promotorët e kësaj ideje që vota e emigrantëve të bëhet e mundur.

“E kemi vendosur në Kodin Zgjedhor që kjo votë të mundësohet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kemi kohë të mjaftueshme. KQZ është në një pozicion të mirë për ta çuar përpara këtë proces. Në raportin e vitit 2021, KQZ doli si organ që i përmbushi detyrat e tij. Ai nuk u përfshi në betejat politike, përkundrazi, tashmë ka një autoritet si nga ana profesionale dhe ajo teknike, për ta çuar përpara këtë proces. Në vite të mëparshme KQZ binte viktimë e akuzave politike në lidhje me integritetin zgjedhor. Nga ana tjetër këtu mund të hapen debate lidhur me të drejtën e përfaqësimit dhe peshën e votës së emigrantëve. Mendoj që zgjidhjet ekzistojnë. Tashmë kemi një Regjistër të Gjendjes Civile, që parashikon regjistrimin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit me rezidencat e tyre. Pra në listat e zgjedhësve që do të dalin për zgjedhjet e përgjithshme, lista e emigrantëve të jetë e regjistruar në një vend të veçantë dhe vota e tyre të llogaritet aty. Nga kjo pikëpamje kjo siguron integritet dhe komunikim mes KQZ dhe qytetarëve që duan të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës”, nënvizoi Gjiknuri.

Paraardhëse

“Blindohet” Tirana, ja rrugët e bllokuara dhe si duhet të veproni në raste emergjencash

Pasardhëse

Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën? Kryemadhi zbulon ‘kurthin’ e PS-së

Pasardhëse

Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën? Kryemadhi zbulon ‘kurthin’ e PS-së

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.