• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Cilat janë gabimet që nuk duhet të bëni kur hani vezë

21 May, 2022
në Shëndet
0
166
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vezët e sidomos ato të rrahurat me djathë e të skuqura në tigan janë ushqimi më i preferuar i mëngjeseve në tavolinat e çdo familje.

Shija e tyre e butë dhe e lehtë për stomakun është ideale për të filluar ditën plot energji. Megjithëse konsiderohet si një nga gatimet më të lehta për t’u përgatitur, jo gjithnjë vezët e rrahura dalin në mënyrën e dëshiruar.

Kjo mund të ndodhë për disa arsye që nisin që nga cilësia e vezëve, gjalpit, djathit apo edhe nga disa gabime të vogla që mund të bëni gjatë përgatitjes.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë gjatë përgatitjes së vezëve të rrahura. Për të përfituar kështu shijen e mrekullueshme të tyresa herë që dëshironi.

Megjithëse mund të duket e parëndësishme, vendi ku vendosni të ruani apo konservoni kokrrat e vezëve. Idealja është që vezët të mbahen në kartonët e bërë posaçërisht për to brenda në frigorifer.

Përveçse ruhen nga thyerja ato qëndrojnë të izoluara nga ushqimet e tjera që mund të ndodhen në frigorifer. Bëni kujdes që të mos i lini ato afër ndonjë ushqimi me aromë të fortë siç është peshku.

Kjo pasi lëvozhga e vezëve ka veti të përthithë aromat e forta të jashtëme. Ndaj nëse doni që vezët tuaja të kenë shijen e tyre karakteristike, mbajini në vende sa më të freskëta dhe të mbyllura në kartonë të veçantë.

Gjithashtu kini kujdes që të mos i ruani tek dera e frigoriferit, megjithëse aty mund të ndodhet një vend i posaçëm për to.

Ekspertët e sigurisë ushqimore të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se ajri që kalon tek dera sa herë që frigoriferi juaj hapet dhe mbyllet mund të prishë dhe t’ju heqë shijen vezëve tuaja.

Nëse shtoni kripën apo piperin tek vezët përpara proçesit të gatimit, vezët tuaja të rrahura do të dalin të ujëshme. Në vend të kësaj metode, shtojeni kripën pak para se të fikni zjarrin dhe përziejeni mirë masën e krijuar.

Të njëjtën gjë bëni edhe me piperin apo erëza të tjera, shtojini në fund për më shumë shije. Pasi t’i keni rrahur dhe përzier me përbërësit që dëshironi, tek proçesi i skuqjes në tigan bëni kujdes me një detaj të vogël.

Gjithnjë përdorni një lugë druri apo spatula plastike të posaçme për kuzhinë. Në mënyrë që të arrini të përzieni siç duhet vezën tuaj të rrahur dhe pa u ngjitur.

Bëjeni këtë gjë vazhdimisht derisa vezët të jenë gati që ato të mos digjen dhe thahen. Duke marrë parasysh këshillat e AgroWeb.org, mund të filloni të përgatisni menjëherë recetat e mrekullueshme të vezëve të rrahura./AgroWeb.org

Paraardhëse

Nuk ka më dyshime, Kylian Mbappe qëndron te PSG

Pasardhëse

U fotografua krah kryeministrit Rama, kush është diplomati gjerman që u shpall non grata nga Rusia

Pasardhëse

U fotografua krah kryeministrit Rama, kush është diplomati gjerman që u shpall non grata nga Rusia

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.