• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

E gjithë bota në prag të katastrofës ushqimore, a mundet t’i furnizojë Brazili të gjitha vendet me grurë

21 May, 2022
në Botë, Kryesore
0
54
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në tremujorin e parë të vitit, Brazili, një importues neto i grurit, eksportoi 2.2 milion ton grurë, më shumë se katër herë sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo ndodhi pavarësisht kushteve të këqija të motit në jug të vendit ku kultivohet 90% e grurit të Brazilit.

Duke qenë se gruri siguron pothuajse një të pestën e kalorive në botë dhe ushqen të varfrit,  është shqetësues fakti që prodhimi global pritet të shënojë rënie në vitin 2022 për herë të parë që nga viti 2019

Pse po rritet numri i fermerve brazilianë? A mund të ndihmojnë ata në lehtësimin e krizës globale të furnizimit?

Bumi i eksporteve është nxitur kryesisht nga tregjet.

Një pjesë e madhe të të korrave shkuna dëm vitin e kaluar në Amerikën e Veriut dhe Europë për shkak të thatësirave.

Dhe përveç kësaj ka pasur edhe probleme të tjera.

Kur Rusia (eksportuesi më i madh në botë i grurit) pushtoi Ukrainën (e pesta më e madhe në botë), Afrika dhe Lindja e Mesme luftuan për të gjetur zëvendësues për grurin ukrainas.

India, prodhuesi i dytë më i madh në botë, fillimisht ndaloi përkohësisht eksportet për shkak të valës së dytë të nxehtit.

Për të mbrojtur furnizimin e saj të brendshëm, më 13 maj qeveria indiane ndaloi përfundimisht eksportet e grurit.

Përveç problemeve që përmëndem më sipër,  i shtojmë edhe vonesat e transportit për shkak të bllokimeve të  pandemise dhe kostoja në rritje e inputeve si karburanti, dhe çmimi i grurit ka arritur nivele rekord: drithërat tani janë mbi 60% më të shtrenjta se sa në fillim të vitit, raporton abcnews.al.

Ata fermerë brazilianë që kanë qenë në gjendje të përdorin produkte të tjera, të tilla si misri ose soja i duhen deri në 120 ditë për të rritur dhe korrur grurin.

Dhe falë vlerës së ulët të monedhës të Brazilit, gruri i vendit është bërë një nga më të lirat në tregjet globale.

Kjo e ka bërë atë një vend me mundësi të mira për importuesit.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, shitjet e grurit brazilian në vendet arabe, për shembull, u rritën me 438% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

50 vite më parë Brazili nuk njihej për sojën; tani është eksportuesi më i madh në botë. Për një dekadë Embrapa, instituti qeveritar i kërkimit bujqësor pas këtij ndryshimi, ka shpresuar të bëjë diçka të ngjashme për grurin.

Një pjesë e strategjisë përfshin prodhimin në veri në savanën tropikale të Cerrados.

Sipas Embrapas, kultivimi i grurit mund të rritet në Cerrado pa pasur nevojë për shpyllëzim.

Embrapa gjithashtu ka inkurajuar fermerët të rrisin rendimentet e të korrave, raporton abcnews.al.

Rekordi botëror për sa më shumë thasë me grurë për hektar i përket një braziliani që përdor teknikat e Embrapa-s, duke përfshirë mbjelljen e llojeve të grurit në mënyrë selektive.

Megjithatë, Brazili mund të luftojë për të ruajtur rritjen e prodhimit.

Në shtetin e Mato Grosso, prodhuesi më i madh i drithit në Brazil, mungesa e mullinjve të mëdhenj për të përpunuar grurin ka ngadalësuar ritmin e prodhimit.

Për të korrat e ardhshme në shtator, shumë fermerë jugorë po mbjellin misër, i cili tenton të sigurojë rendimente më të besueshme me çmime më pak të paqëndrueshme.

Rritja e kostove të huamarrjes e bën gjithashtu të shtrenjtë blerjen e pajisjeve të nevojshme për kultivimin e grurit.

Dhe fermerët kanë hasur vështirësi nga çmimet e larta të karburantit dhe varësia nga plehrat e importuara, pothuajse gjysma e të cilave vjen nga Rusia dhe Bjellorusia, të cilat janë sanskionuar ndëkombëtarisht.

Edhe analistët më optimistë mendojnë se, me ritmin aktual të rritjes, do të duhen dhjetë vite që Brazili të bëhet një eksportues neto i vetë-mjaftueshëm.

Mund të jetë një nga shportat më të mëdha të bukës në botë, por kur bëhet fjalë për prodhimin e grurit, Brazili nuk është ende ajka e të korrave.

Paraardhëse

Reali e mbyll La Ligën “me paqe”, ruan energjitë për finalen e Championsit kundër Liverpulit

Pasardhëse

Këngëtarja Rovena Stefa ka një kërkesë: Më gjeni një burrë nga Kosova dhe nuk iki më nga këtu

Pasardhëse

Këngëtarja Rovena Stefa ka një kërkesë: Më gjeni një burrë nga Kosova dhe nuk iki më nga këtu

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.