• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas 9 vitesh qeverisje Rama bën premtimin qersharak: Administrata nuk do të jetë më në influencën e partisë

17 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste është në kërkim të kryetarëve të rinj të partisë për 61 bashkitë e vendit pasi zhduku votimin sipas parimit një anëtar një votë. Por Rama sot shkoi edhe më tej gjatë një takimi me strukturat e PS në Tiranë teksa paralajmëroi kryetarët e rinj të PS që do të zgjidhen që mos e shohin më administratën si copë të tyre.

Sipas kryeministrit Edi Rama, kryetarët e partive duhet të ndahen nga mendësia e vjetër, ku e shohin çdo vend të administratës si të tyrin. I dëgjuar nga Rama ky zotim pas 9 vitesh qeverisje ngjan vërtet shumë qesharak.

“Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces nuk është thjeshtë e natyrës organizative por e natyrës politike. E kemi bërë këtë diskutim shpesh, dhe mbase në do të bie në përsëritje, por për mua është shqetësim i cili duhet adresuar nga i gjithë lidershipi i partisë në të gjithë territorin, sepse nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të papolituzuar ashtu siç duhet, persona që puna e të cilëve edhe për shkak të të qenit forcës ton politike në qeveri apo nivelin vendor, fokusohen tërësisht në çështje të natyrës administrative dhe pothuajse vendin kryesor e zë trajtimi i ankesave të njërit apo tjetrit, jam në punë nuk jam në punë, kush u fut në punë, kjo është një pasojë e një periudhe të gjatë kohe, por e cila duhet adresuar. Sigurisht që PS nuk është absolutisht në mundësinë që ta lërë këtë inerci të vazhdojë, edhe pse në një pjesë të madhe kemi arritur ta garantojmë qëndrueshmërinë e administratës duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrjes, deri në kohën kur morëm detyrën, për hir të vërtetës e ka patur edhe pasi morëm detyrën, për shkak të aleatit që kishim në koalicion, por edhe për faktin që duke parë rrushi rrushin piqej. Ne kemi larguar nga duart e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, infermierëve dhe infermiereve, sepse për trupën e mjekëve nuk ka qenë e njëjtë me rastet e tjera, patjetër që kemi respektuar më shumë se çdo kush tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike, por sigurisht prej disa vitesh tani më kjo është histori e tejkaluar dhe pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie, ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë dhje për të vazhduar të njëjtin avaz e bën edhe më të pakuptimtë dhe më dëmtues rolin e atyre kryetarëve që ju ka ngelur ora po atje. Por është edhe ana tjetër për pasjen në territor të kryetarëve të partive që i përgjigjen kryetarëve të Bashkisë. Absolutisht nuk është e nevojshme apo në kundërshti, por është e kotë që të jenë një, aq më tepër kur detyrat e tyre janë ndryshe. Ne na duhen kryetarë partie që janë të gatshëm të përballen me njerëzit, dhe për të mos e pritur përballen me njerëzit kur vjen deputeti, apo kur vjen fushata elektorale, se në të gjitha rastet është deputeti apo kryetari bashkisë apo e gjithë forca politike në fushatë”, deklaroi Rama.

Paraardhëse

Presidenti, shanset më të mira zgjidhja e keqe

Pasardhëse

Caktohet gjyqtarja që ka në duar fatin e PD-së

Pasardhëse

Caktohet gjyqtarja që ka në duar fatin e PD-së

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.