• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Komedia “Martesa” përmes 5 pjesëve nga Çehov vjen me plot ritëm, tre mbrëmje do të jetë te amfiteatri i liqenit në Tiranë

16 May, 2022
në Kryesore, Kulturë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komedia “Martesa” do të vijë plot ritëm për publikun në Tiranë, me regji nga Driada Dervishi, një lojë e madhe gazmore, një dasëm ku do ti gjeni të gjithë.

Një nuse qeflie, dhe një dhëndër koprac, një vejushë që është betuar të mbajë zi por bie prapë në dashuri, një propozim për martesë, një martesë e konsumuar, një martesë e kurdisur.

Vepra e autorit Anton Çehov, me regji nga Driada Dervishi vjen për tre mbrëmje me radhë në datat 21, 22 dhe 23 maj në orën 19:30 te amfiteatri i liqenit të Tiranës.

Produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, një shfaqje e suksesshme që ka fituar disa çmime.

“Regjia më e mirë” në festivalin “KokoFest 2016” në Korçë; “Aktorja më e mirë jo protagoniste” Adelina Muça në “Koko Fest” po në 2016, çmimi i publikut në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On” në vitin e kaluar si dhe pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Bursa këtë vit.  Në role janë aktorët Amos Muji Zaharia, Adelina Muça, Gentian Zenelaj, Xhejni Fama, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Andia Xhunga, Gjergj Doçi, Alesia Xhemalaj dhe Jaho Guma.  Pas prezantimit më parë në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, komedia “Martesa” do të jetë këtë muaj në Tiranë ku teatri i Durrësit shprehet se nuk duhet humbur.  “Një dasëm ku nuk duhet të mungoni”, thuhet nga teatri, që ka bërë me dije dhe datat kur do të jetë në Tiranë shfaqja teatrore.

Pesë pjesët në komedi:

Komedi është përmbledhja e 5 pjesëve: “Martesa”, “Tragjik pa dashje”, “Ariu”, “Propozimi”, për t’u mbyllur me “Këngën e mjellmës”, e konceptuar si një këngë nostalgjie për kohën që ikën. Një nostalgji lirike, që përshkruan gjithë krijimtarinë e dramaturgut të mirënjohur rus Anton Çehov, e cila vjen nën regjinë e Driada Dervishit duke pasur parasysh interesimin e publikut. Më herët regjisorja Dervishi shprehej se komedia përmes 5 pjesëve nga Çehov vjen plot ritëm. “Në çdo pjesë në komedi ka 1-2 protagonistë kryesorë, është marrëdhënia mes çiftit, etj. Nuk janë vepra të lehta, sepse ka dhe momente të reflektimit apo ngrihen probleme të ditës, ndërsa kjo komedi vjen përmes një loje gazmore”, tregon Driada Dervishi. Në dy net, gjithçka ndodh në një martesë nga të kurdisurat për interes nga e ëma e vajzës. Aty gjen nusen, që do të argëtohet, e një dhëndër koprac. Gjen një bashkëshort, që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja, e që do të pengojë dhëndrin të martohet, duke i treguar se si do të jetë pas një viti martese jeta e tij. Po aty gjen një vejushë, që është betuar të mbajë zi për gjithë jetën, e që për ironi bie në dashuri me borxhliun e bashkëshortit. Fqinji i familjes, pikërisht në këtë dasmë gjen rastin të kërkojë dorën e mbesës, mirëpo situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja. Koreograf Elton Cefa, drejtor fotografia Daniel Dervishi, kostumografia Driada Dervishi dhe Adelina Muça. Udhëheqëse vokale mazzo-soprano Olta Juba.

Paraardhëse

Erion Braҫe flet për naftën e fermerëve: Llafet në vakt pune hanë kohë, punonjësve që paguhen nga 26 mijë lekë po u mbaron kontrata

Pasardhëse

Belinda Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat dhe jep lajmin e mirë: Nuk do të ketë problematika për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror

Pasardhëse

Belinda Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat dhe jep lajmin e mirë: Nuk do të ketë problematika për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.