• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Komisionet hetimore të Kuvendit mbetën peng i përplasjeve politike

30 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në nisje të sesionit të ri, opozita premtoi “ofensivë parlamentare” me anë të komisioneve hetimore. E rikthyer në Kuvend më shumë se dy vite pas dorëzimit të mandateve, Partia Demokratike kërkoi hetim për zgjedhjet e 25 prillit, për aferën e inceneratorëve si dhe për humbjen e gjyqit të arbitrazhit mes qeverisë shqiptare dhe ish-pronarit të Agon Channel, Francesco Becchetti.

Mazhoranca përdori forcën e kartonave për të bllokuar hetimin parlamentar për çështjen “Becchetti”, por votoi dy komisionet e tjerë, të cilët nisën nga puna në tetor me një mandat 3-mujor.

Por kur afati ligjor është drejt skadimit, dy komisionet e ngritura kanë bërë pak progres dhe asnjëri prej tyre nuk e ka nisur hetimin.

Komisionet hetimore parlamentare janë mekanizma në duart e Kuvendit dhe në veçanti të minorancës për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për çështje të caktuara. Por ngjashëm me të shkuarën, edhe komisionet aktuale janë dominuar nga strategjitë e bllokimit dhe përplasjet politike.

Për ekspertët ligjorë, dështimi i komisioneve hetimore parlamentare është tashmë një rregull në historinë e parlamentit shqiptar.

Kristaq Kume, drejtor i Institutit shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve i tha BIRN se faktorët që ndikojnë në dështimin e hetimeve parlamentare janë tregues i kulturës demokratike dhe shtetformuese të Shqipërisë.

“Janë pasqyrë e aftësive dhe përvojave të shoqërisë për të nxitur, formuar dhe zhvilluar institucionet politike, mazhorancë dhe opozitë, të afta për të qeverisur sipas kërkesave të shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës,” tha Kume.

Rezistenca e institucioneve

Prej mbledhjes së parë të datës 2 nëntor, komisioni parlamentar për hetimin e procedurave të dhënies me koncesion të tre impianteve të mbetjeve urbane, i drejtuar nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku është përballur me rezistencë.

Një numër i madh institucionesh shtetërore dhe private kanë refuzuar të japin informacionin e kërkuar nga komisioni, ose kanë dërguar vetëm informacion “të aksesueshëm publikisht” duke e vënë punën e tij para një dileme të vërtetë për vazhdimësinë.

Ndërsa punimet e komisionit kanë ngecur, një hetim i Prokurorisë së Posaçme, SPAK çoi në pranga ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe shpalli në kërkim dy administratorët e kompanive të inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku i konsideroi hetimet e Prokurorisë të pamjaftueshme, ndërsa theksoi se komisioni hetimor duhet të vazhdojë punën për të vërtetuar akuzat edhe për ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në koncesionet e inceneratorëve në Fier dhe Tiranë.

Tabaku i tha BIRN se ka kërkuar zyrtarisht zgjatjen e afatit të komisionit, pasi nën dritën e provave dhe fakteve të reja që sjell arrestimi i ish- ministrit Koka, ‘ky komision nuk mund të mbyllet kështu”.

Tabaku akuzoi mazhorancën dhe institucionet publike se nuk kanë qenë bashkëpunuese për vijimin e hetimit.

“Mazhoranca me sa duket nuk ka pasur qëllimin që të ndihmojë hetimin e kësaj afere korruptive, por ka dashur të shtyjë në kohë hetimin nga komisioni parlamentar,” tha ajo.

Pengesë tjetër për hetimin është bërë dhe refuzimi i institucioneve për të vënë në dispozicion provat, që nga pagesat e Thesarit e deri tek transaksionet bankare të kompanive koncensionare.

“Refuzimi për t’iu përgiigjur thirrjes së Komisionit Hetimor për të vendosur në dispozicion provat e kërkuara nga ky komision është shenjë e qartë e kompromentimit që ka qeveria me këtë aferë,” shtoi Tabaku.

Ndërkohë, komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është deklaruar i bllokuar nga kryetari Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e fundit të datës 24 nëntor, ku mazhoranca votoi një plan hetimor në mënyrë të njëanshme.

Nga 8 mbledhje të zhvilluara gjithsej, disa dështuan për shkak të taktikave të palëve për të mos u marrë vesh, të tjerat u mbizotëruan nga debatet për procedurë apo akuzat politike.

Alibeaj nuk bëri komente të mëtejshme i pyetur nga BIRN, ndërkohë që në funksionin e kryetarit ai nuk ka thirrur mbledhje të re të komisionit gjatë dhjetorit.

Më 14 janar, ky komision përfundon afatin ligjor pa arritur dot të realizojë hetim për parregullsitë e procesit zgjedhor. Komisioni shërbeu vetëm si arenë akuzash politike.

“Instrumente politike”

Njësoj si në të shkuarën, ekspertët që vëzhgojnë sistemin parlamentar në Shqipëri patën pritshmëri të ulëta nga komisionet hetimore të sesionit të ri parlamentar. Sipas Kumes, edhe një tjetër herë mekanizmat e kontrollit parlamentar u shfrytëzuan për të bërë politikë.

“Ata [komisionet] janë përdorur si instrumente dhe mundësi për të bërë politikë dhe shumë pak, për të mos thënë asnjëherë, nuk është arritur që nëpërmjet tyre, të realizohen produkte që do të shërbenin për trajtimin dhe zgjidhjen e problemit ose çështjeve të kërkuara si objekt hetimi prej tyre,” tha Kume.

Kume shtoi gjithashtu se problemi i funksionimit të komisioneve është edhe ligjor, ndaj sugjeron ndryshimin e legjislacionit për një funksionim të tyre.

“Në thelbin e tyre këto komisione do të duhet të shërbejnë si instrumente parlamentare për përfshirjen e opozitës, por ligji i ka dhënë mazhorancës peshën e vendimmarrjes,” tha Kume.

“Nëse i referohemi qëllimit pse legjislacioni e parashikon ngritjen e komisioneve parlamentare… parashikimi në ligj i mundësisë vendimmarrëse për opozitën është rrjedhojë logjike, që kushtëzon efektivitetin e tyre,” shtoi ai.

Sipas Kumes, opozita duhet të kërkojë ndryshime ligjore për vendimarrjen dhe mazhoranca duhet t’i pranojë ato.

“Kështu besoj se do t`i jepet fund shpenzimit “pa bereqet” të energjive në komisione parlamentare hetimore që ngrihen, mblidhen, shpenzojnë kohë dhe para, por ‘prodhojnë’ vetëm lëndë për politikën e ditës,” përfundon ai./BIRN

Paraardhëse

Mentor Kikia shpërthen për këngën fituese të festivalit të RTSH-së dhe kap detajin e veçantë (FOTO)

Pasardhëse

Zbulohen dy këngëtarët që do të performojnë mbrëmjen e ndërrimit të vitit në sheshin “Skënderbej”

Pasardhëse

Zbulohen dy këngëtarët që do të performojnë mbrëmjen e ndërrimit të vitit në sheshin “Skënderbej”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.