• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lufta në kampin blu, Lisandër Hoxha: Ju tregoj të vetmen arsyen pse Bashës i duhet karrigia e Partisë Demokratike

29 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
116
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-nënkryetar i FRPD-së, Lisandër Hoxha, ka komentuar situatën e PD gjatë një interviste televizive, ku tha se Lulzim Basha do të qëndrojë në krye të PD në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimet me Edi Ramën.

Më tej ai thotë se Basha do të ketë pushtetin që të mbajë peng tranzicionin.

Lisandër Hoxha: Basha ka një hall personal. Do që Shqipëria të jetë këtu, në marrëveshje me Edi Ramën. Të përsëris fjalimet që ka 8 vite që i bën. Bashës i duhet karrigia, do pushtetin për të mbajtur peng tranzicionin. Kjo është arsyeja që Basha të mbyll sytë dhe të mos shoh 600 mijë shqiptarët që e votuan. Të gjithë bazën e PD e ka kundër, zyrtarët më të lartë të degëve i ka kundër. Basha është unik në botë. Një kryetar partie ka dinjitet.

Hoxha tha se Basha ka humbur dhe duhet të largohet, sakaq shton se ka ardhur koha që PD t’u kthehet demokratëve.

Lisandër Hoxha: Në 8 vite i dhamë Bashës çfarë deshi. Basha i shiti zgjedhjet në tavolinë. U prishën kualicionet. Nuk ka vend ku të struket ky struc, sepse demokratët janë të bindur se me Bashën nuk shkohet askund. Shteti është i gjithi në funksion të PS. Ku është opozita në këtë mes? Po na ikën rinia. Kjo krizë ka filluar që në 2017 dhe është mbuluar. U kemi hedhur hy syve. Lulzim Basha nuk meritoi respektin që ne i dhamë.

Kryeministri nuk do të rezistonte as 20 ditë nëse përballë do të kishte një opozitë të sinqertë, që ndjek kauzat e veta në mënyrë të moralshme dhe një opozitë që i çon njerëzit deri te burimi dhe i kthen mbrapa. Opozita nuk ka funksionuar, dhe kapaku mbi tenxheren e zollumeve ishte data 9 shtator kur vendosi të përjashtonte nga grupi parlamentar njeriun që për ne është lider historik. Basha duhet të largohet dhe të kuptojë se nuk është rruga e duhur kjo që ka zgjedhur.

Basha ka humbur, duhet të largohet dhe t’i hap rrugë, Komisionit të Rithemelimit që të bëjë të mundur ringritjen e PD. Nuk ka pse të ketë dhunë dhe përplasje. Demokratët kanë duruar shumë, nuk mendoj se do ushtrojnë dhunë. Basha ta lërë këtë punë se e ka tepruar. Demokratët nuk kanë kohë për të humbur me lojërat e Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Ka ardhur koha që PD t’u kthehet demokratëve. Ne do i kthehemi garës votës.

Paraardhëse

“Brava është gati”, ish-deputetja e PD-së “shpërthen” ndaj Bashës, e sfidon publikisht

Pasardhëse

Me Bashën apo Berishën? Dashamir Shehi jep përgjigjen epike

Pasardhëse

Me Bashën apo Berishën? Dashamir Shehi jep përgjigjen epike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.