• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Deklarata e papritur e analistit të njohur, tregon çfarë mund të ndodhë me PD: Konflikti përfundoi! S’ka më dualitet

29 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
404
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Anëtari i kryesisë së PD Fitim Zekthi, u shpreh se Partia Demokratike është një dhe e vetme. Zekthi theksoi se kreu i PD Lulzim Basha zgjodhi të mos i përgjigjej gjuhës agresive të Berishës, por synoi vetëm bashkimin e demokratëve.

Sipas konflikti në PD ka përfunduar dhe Kuvendi i 18 dhjetorit i ka dhënë përgjigje konfliktit.

‘Basha e tha që në Kuvendit e 18 dhjetorit, se pas këtij Kuvendi strukturat do të ishin në bazë për të nisur një proces ristrukturimi. Basha nuk zgjodhi të rriste temperaturën e konfliktit, por një qasje asimetrike dhe të mos i përgjigje gjuhës agresive të takimeve të Berishës. Nga pikëpamja formale dhe asaj çfarë do të ndodhë më pas ka përfunduar, pra konflikti ka përfunduar dhe Basha do të merret me bashkimin e të gjithë demokratëve dhe do të jetë alternativa qeverisëse për nesër. Pala që kërkonte rrëzimin e Bashës zgjodhi rrugën ilegjitime dhe kjo palë nuk tentoi të jetë në Kuvendin legjitim të datës 18. Pra nuk ka ku të përballen më këto palë ka përfunduar konflikti. Në gjykimin tim ka përpjekje të forta nga lëvizja e foltores për të mos e pranuar realitetin”, tha ai.

Po ashtu ai theksoi se asnjë godinë politike nuk mund të merret me dhunë dhe në këtë mënyrë, ai po ashtu u shpreh se foltorja tashmë do të vijë duke u zbehur dhe se lëvizjet e saj janë ilegjitime

‘Do të doja që foltorja që ka njerëz edhe të mençur të hiqte dorë nga kjo mënyrë përpjekjeje. PD i shikon me simpati të gjithë njerëzit në foltore që nuk janë aty për interes personal. Nëse nuk duan Bashën do të duhen të gjejnë një mënyrë legjitime. Unë nuk shoh me antipati askënd që nuk do Bashën. Në politikë edhe në kundërshtarë më të mëdhenj, mund të shohim alternativa për t’u marrë vesh. Basha është kryetar , ai ka detyrë të kërkojë ku janë shqiptarët më të mirë për t’i pasur një Shqipëri më të mirë nesër. Ka një dritare për të prodhuar një politikë qytetare”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se gjuha linçuese duhet të marrë fund dhe se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje më të mirë.

Paraardhëse

Kreshnik Spahiu “zbulon” dy telenovelat më të rëndësishme në Shqipëri: Big Brother në Top Channel dhe Big Sister në opozitën shqiptare

Pasardhëse

Ultimatumi ndaj Bashës, Vokshi i bën ftesën publike kryedemokratit

Pasardhëse

Ultimatumi ndaj Bashës, Vokshi i bën ftesën publike kryedemokratit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.