• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja dosjet në duart e SPAK që pritet të sjellin arrestimin e Berishës, PS nxjerr faktet dhe i kërkon prokurorisë të marrë të pandehur ish-kreun e PD

28 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe amerikanët janë në një linjë kur vjen puna tek përballja e ish-kryeministrit Sali Berisha me drejtësinë. Uashingtoni e ka bërë të qartë se emrat që janë “non grata” duhet që të hetohen, por edhe Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë në të njëjtën linjë.

Dy ditë më parë, ishte anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Roland Bejko, ai i cili kërkoi hetime nga SPAK për Berishën, ndërsa dje një kërkesë e ngjashme ka ardhur edhe nga Partia Socialiste. Ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ai i cili u shpreh se ish-kryeministri Berisha duhet që të hetohet nga SPAK, pasi ka disa dosje kundër tij. Sipas Ballës, dy dosjet më sensitive janë ajo e privatizimit të Kompleksit Partizani dhe ajo e aferës së CEZ. Po ashtu ai përmendi dhe dosjen e “21 Janarit”, e cila nuk është zbardhur, ndërsa theksoi se nëse do drejtësia, mund të shkoje deri të ngjarjet e 1997. Sipas tij, do mjaftonin këto të dhëna që Berisha të arrestohet.

“Mendoj që SPAK ka detyrimin që në kohë sa më të shkurtër të bëjë publike ecurinë e disa dosjeve korruptive. Unë jam personi që kam depozituar kallëzimin. Vitin e kaluar në shtator kam depozituar një kallëzim për privatizimin e klubit sportiv Partizani, ku person i kallëzuar është Sali Berisha dhe persona të tjerë të lidhur me të, familjarë dhe jo vetëm, ndërkohë që nuk kam asnjë përgjigje për statusin, asnjë informacion”, tha ai.

Dosjet kundër Berishës

Ndër të tjera, Balla u shpreh, se ndaj Berishës është depozituar edhe një kallëzim tjetër penal lidhur me privatizimin e OSSH. Ai theksoi, se lidhur me këtë kallëzim nuk ka ende një përgjigje zyrtare.

“Kuvendi i Shqipërisë në mars 2017 ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj Sali Berishës dhe persona të tjerë të lidhur me të për sa i përket raportit përfundimtar të komisionit hetimor për privatizimin e kompanisë OSSH. Në përfundim të së cilit komisioni hetimor ka konkluduar se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm prej 418 milionë eurosh dhe pas 4 vitesh Kuvendi nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga institucioni i Prokurorisë se çfarë bëhet me këtë kallëzim”, tha ai.

Sakaq, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, foli edhe sa i përket 21 janarit. Ai theksoi, se Berisha duhet që të merret në pyetje edhe lidhur me ngjarjen e 21 janarit.

“Bëhen 11 vite nga 21 janari. Ka pasur një reagim nga lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku ka qartësuar një përgjegjësi të Berishës kur tha se s’bëri atë që bëri Berisha më 21 janar. Çfarë bëri Berisha më 21 janar? Çështja është në Prokurorinë e Tiranës. Mendoj se ai ka prishur provat e 21 janarit. Drejtësia e re duhet të marrë në pyetje Bashën dhe Berishën se farë roli luajtën në 21 janar”, tha Balla.

Paraardhëse

Frrok Çupi: Përplasja Basha-Berisha zgjidhet vetëm në gjykatë, kërcënimet e ish-kryeministrit janë përrallë nga e kaluara

Pasardhëse

“Shkoj te varri çdo ditë”, bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon premtimin që i bëri

Pasardhëse

“Shkoj te varri çdo ditë”, bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon premtimin që i bëri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.