• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Konflikti në PD, Zheji dhe Ngjela: Berisha po kërkon ndihmën e Ramës, ja pse Basha nuk largohet në janar

28 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
79
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela dhe gazetari Artur Zheji i cilësuan akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për takimin Balla-Basha si një kërkesë ndihme për kryeministrin Edi Rama. Zheji tha se Berisha po i kërkon ndihmë Ramës për t’i dhënë më shumë karburant lëvizjes kundër Bashës.

Megjithatë sipas gazetarit, sado që Berisha dëshiron të rrëzojë Bashën nga partia, në fund është gjykata ajo që e vendos këtë gjë.

“Fakti që doktori është ndjerë i detyruar të ndërtojë një paradigmë elektorale për një marrëveshje Basha-Balla-Veliaj tregon që diçka nuk po funksionon. Kërkon ndihmën e Ramës, t’i japë më shumë karburant lëvizjes së tij kundër Bashës. Nëse nuk ndodh diçka më 5 janar, askush nuk e beson më. Në një farë mënyre është pengu i vetvetes. Basha mbetet në krye të PD-së deri sa një vendim gjykate ta rrëzojë. Pra, Berisha do ta rrëzojë, por gjykata është ajo që vendos. Mungesa e befasisë i dha kohë Bashës të organizohet më mirë. Berisha nuk ka shumë kohë. Duhet të nxitojë që ta kapë objektivin, kjo e bën atë të përdorë çdo mjet. Por duke përdorur çdo mjet, krijon shumë armiqësi. Mendoj që 5 janari është vija ndarëse”, tha Zheji.

Nga ana tjetër avokati u shpreh se Basha tashmë është ftuar nga Uashingtoni dhe se SHBA-të e dinin se PD drejtohej nga Berisha, por ato e prenë këtë dualitet. Ngjela tha se Basha nuk mund të largohet nga PD sepse me të ai mund të vijë në pushtet. Sipas tij, largimi i Berishës nga Basha u prit me entuziazëm.

“Nuk kanë pasur marrëdhënie me Uashingtonin, këta, PD. Kurrë. Tani është ftuar Basha. Ata e dinin që partia drejtohej nga Saliu. Ata dinë dhe pulat e lagjes sime. Atë dualitet ata e prenë. Shenjat janë u duhet PD-ja për interesat e tyre në BP. Po s’mund të lënë ata një parti 20 vjet. Po bëjnë gjithë lojën që PD me Bashën të vijë në pushtet. Këtë tjetrin nuk e pranojnë. Ka pragmatizëm në optikën e PD-së, ç’rëndësi ka nëse ke dashuri për Saliun. Politika është pragmatizëm, mbi të gjitha është interes. Unë vura re që ata e pritën me entuziazëm largimin që i bëri Basha Saliut”, tha ai.

Paraardhëse

Ndizen keq tensionet! Kush është politikani që kërkon bombardimin e këtij vendi natën e Vitit të Ri

Pasardhëse

Frrok Çupi: Përplasja Basha-Berisha zgjidhet vetëm në gjykatë, kërcënimet e ish-kryeministrit janë përrallë nga e kaluara

Pasardhëse

Frrok Çupi: Përplasja Basha-Berisha zgjidhet vetëm në gjykatë, kërcënimet e ish-kryeministrit janë përrallë nga e kaluara

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.