• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kampioni i botës në bilardo Eklent Kaçi, merr medaljen e Mirënjohjes së Qytetit nga Erion Veliaj

26 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
70
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eklent Kaçi, i shpallur sërish kampion bote në bilardo në kampionatin që u mbajt në Las Vegas të SHBA-ve, u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

I quajtur ndryshe edhe “Shqiponja e Artë e Shqipërisë”, për shkak të medaljeve të shumta të fituara prej tij në këtë sport, Eklent Kaçi, u nderua me medaljen e Mirënjohjes se Qytetit, si një prej talenteve më të spikatur të bilardos, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang ndërkombëtar.

“Na ke bërë të gjithëve të ndihemi mirë në një sport, që ndoshta nuk është shumë i përhapur në Shqipëri, por ndonjëherë vendi i vogël nxjerr talente të mëdhenj. Dua të të dhuroj një medalje shumë modeste krahasuar me medaljet që ke marr, por dua që ta dish se jemi krenar për ty. Çdokush ka talentin e tij, qoftë në bilardo, në kodim, në futboll, në menaxhim, mesazhi i kësaj medaljeje është: “kushdo që ka talent, që punon fort, që djersitet, që i arrin gjërat me meritë, jo me tarafe, jo me tesera, por vetëm me punë, është krenaria e qytetit tonë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se falë punës dhe arritjeve të sportistit të suksesshëm shqiptar, Eklent Kaçi, në Tiranë do të vijë vitin e ardhshëm edhe Kampionati Europian i Bilardos.

“Më vjen mirë që Eklenti sot, ndoshta në një vend që s’i ka dhënë të gjitha mundësitë për te ushtruar sportin e tij, është bërë një emër i jashtëzakonshëm në botë. Fakti që vjen nga Las Vegasi si kampion bote, dhe fakti që prej talentit të tij dhe skuadrës që punon me shumë përkushtim, Shqipëria në qershor të vitit tjetër, kur do të jemi dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, do të presë Kampionatin Europian te bilardos në Tiranë me rreth 300 sportistë”, nënvizoi Veliaj.

Vetë sportisti 22-vjeçar, u shpreh i lumtur që pas disa sukseseve radhazi në kampionatin botëror të Bilardos, ai vlerësohet me një medalje nga shteti shqiptar.

“Faleminderit për medaljen! Është kënaqësi! Kam vite që fitoj tituj të mëdhenj dhe kjo është medalja e parë që marr nga shteti shqiptar dhe jam shumë i gëzuar për këtë. Do vazhdoj me punën time. Jemi duke parë përpara për kampionatin europian, që do bëhet këtu në Shqipëri,” u shpreh Kaçi.

Paraardhëse

Kriza e energjisë, Albin Kurti fajëson qeveritë e tjera: Trashëgimia e tyre

Pasardhëse

Prekëse, gazetarja në shtëpinë e të miturit që mori lekët e postës: Gjendje e mjerueshme, po ha bukën e qenit dhe prandaj vodhi

Pasardhëse

Prekëse, gazetarja në shtëpinë e të miturit që mori lekët e postës: Gjendje e mjerueshme, po ha bukën e qenit dhe prandaj vodhi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.