• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Euro prek nivelin më të ulët nga dhjetori i vitit 2007

23 December, 2021
në Ekonomi
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rënia e monedhës europiane në kursin e këmbimit me lekun ka shënuar një rekord të ri për 14 vitet e fundit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të mërkurën me 120.66 lekë, niveli më i ulët që nga dhjetor i vitit 2007.

Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë rënien rekord të euros me ofertën e lartë të valutës në treg. Përveç prurjes në vijimësi të lartë të euros në treg, burimi i të cilës është vështirë të identifikohet, tregu mund të jetë ndikuar edhe nga faktorë të përkohshëm.

Fundi i muajit dhjetor historikisht një sjell një rritje të ofertës së euros, që zakonisht ka qenë e lidhur me kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit, por edhe më një rritje të turizmit hyrës për periudhën festive. Ndoshta një fenomen i tillë për e ndikon tregun e këmbimit valutor edhe këtë vit.

Një faktor tjetër që besohet ta ketë ndikuar kursit gjatë fundit të dhjetorit dhe gjatë nëntorit është edhe emetimi i Eurobondit prej 650 milionë eurosh. Edhe për shkak të tendencës sezonale të rritjes së shpenzimeve publike në muajin dhjetor, shpenzimi i parave të Eurobondit është një faktor potencialisht me ndikim në kursin e këmbimit valutor. Ekspertët e këmbimit valutor vërejnë se, sidomos pas Eurobondit, rënia e kursit të këmbimit të euros është shpejtuar, çka tregon se ky faktor mund të ketë pasur një ndikim të konsiderueshëm.

Nëse oferta e lartë e euros duket në vazhdimësi gjatë këtij viti ka ushtruar trysni nënçmuese për monedhën europiane, pritej që në muajt e fundit të vitit të kishte presion në kahun e kundërt, për shkak të rritjes së kërkesës për valutë me qëllim blerjen e energjisë elektrike. Një gjë e tillë duket se ndodhi vetëm përkohësisht në muajin tetor. Më tej, kompanitë e sektorit energjetik duket se nuk kanë blerë më valutë në tregun e brendshëm, por i kanë siguruar fondet e nevojshme për blerjen e energjisë nëpërmjet kredive të disbursuara direkt në euro nga sektori bankar. Sipas burimeve nga tregu bankar, vlera totale e huave të marra në dy muajt e fundit nga kompanitë e sektorit energjetik në sektorin bankar mund të ketë qenë afërsisht rreth 90 milionë euro. Mosrritja e kërkesës valutore për blerje energjie rrjedhimisht ka neutralizuar një nga faktorët që mund të ushtronin presione mbiçmuese për kursin e këmbimit të euros kundrejt lekut.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave deri tani janë të disponueshme deri në fund të tremujorit të tretë dhe nuk ndihmojnë shumë për të shpjeguar luhatjet e kursit në tremujorin e fundit.

Deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e tretë pësoi rënie me 52% krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti dhe me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo u ndikua kryesisht nga rritja e turizmit, remitancave dhe e sektorit të fasonerisë. Megjithatë, gjatë tremujorit të katërt është vërejtur një rritje e mëtejshme e deficitit tregtar nga shtrenjtimi i mallrave të importit, faktor që mund ta ndikojë ndjeshëm bilancin e pagesave për këtë tremujor. Për 11-mujorin e këtij viti, deficiti tregtar i vendit u rrit me 27.5% krahasuar me një vit më pare; megjithatë, deficiti historikisht i lartë në mallra zbutet pjesërisht nga balanca pozitive në tregtinë e shërbimeve dhe e të ardhurave të tjera parësore dhe dytësore në Bilancin e Pagesave./ Monitor

Paraardhëse

Skandali i të dhënave dhe i publikimit të rrogave, Edi Rama hedh dyshime të forta dhe paralajmëron përgjegjësit

Pasardhëse

Mbështetësit e Sali Berishës i dërgojnë ultimatumin ‘bombë’ Lulzim Bashës

Pasardhëse

Mbështetësit e Sali Berishës i dërgojnë ultimatumin ‘bombë’ Lulzim Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.