• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandali i rrogave, gazetarja e njohur ‘godet’ analistin Baton Haxhiu dhe zbardh detajet e pabesueshme

23 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
879
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Skandali i publikuar ditët e fundit mbi publikimin e të dhënave private është komentuar edhe nga gazetarja Alka Kepi, duke u ndalur tek të gjithë pikëpyetjet dhe dyshimet.

Kepi duke i referuar rastit të Baton Haxhiu, i cili rezultoi të paguhej edhe si menaxher spitalesh ka hequr paralale me rastet e gazetarëve që janë në kërkim të lajmit dhe paguhen me qindarka.

“Ditën është menaxher marketingu spitalesh e në mbrëmje bëhet gazetar analist televiziv i varfërisë shqiptare.

Sot është gjithçka e qartë pse nga mëngjesi në darkë me një interval kohe që nuk respekton asnjë të drejtë të konsumatorit, e që shkatërron çdo rregull produksioni televiziv, ekranet shqiptare janë pushtuar nga reklama ilaçesh, spitalesh, laboratorësh që influencojne tmerrin psikologjik tek teleshikuesi .

Gazetarë që paguhen me qindarka e analistë që paguhen me miliona në disa lista bordero pagash.

Gazetarë që nga mëngjesi në darkë janë rrugësh në kërkim të lajmit, eskluzivitetit, investigimit, zbardhjes së skandaleve, e talljes therëse deri në heqje dorë nga loja e pisët e politikës.

E analistë qe luajnë nëpër studio televizive interesa marketingu kompanish private e kulla Babeli për tarafe politikanësh e oligarkësh.

Nuk është traumë, por dramë shumë aktesh e mizerjes së mosvlerësimit të profesionistit në sistemin shqiptar të punës”, shkruan Kepi në rrjete sociale.

Më tej ajo ngre dyshime, se pavarësisht është i paligjshëm publikimi i databases, është hedhur në public për të fshehur skandale të tjera.

“Po është e paligjshme publikimi i një database me të dhënat e mijëra punonjësve, por është po aq e ligjshme që çdo kompani, biznes i madh o i vogel, institucion privat i publik të ketë faqen e transparencës, ku personat në nivel drejtues e përgjegjës kanë të publikuar pasurinë e pagën e tyre.

Është kundër çdo deontologjie profesionale që gazetari analist të jetë shef marketingu e aq më tepër i një institucioni që kujdeset për shendetin publik.

E nuk është se po tentohet një revolucion social për shkak të dallueshmërisë, (siç po kërkojnë ta devijojne o justifikojnë pagën e tyre), por një e vërtetë e radhës e mbajtur fshehur prej kohësh e që ky skandal e bëri të dallueshëm mes të tjerëve.

Ndoshta “lepuri mund të fle diku tjetër”, o ndoshta është veç një tjetër rrumpallë e radhës për të hequr vëmendjen nga rrumpallat më të rrezikshme e lënë të qetë e nën hije interesa politike e ekononike.

Një tjetër faqe e kalbësirës ku po zhytemi u zbardh!

Gazetarët që grisin këpucët rrugëve e paguhen me qindarka sot janë po në kërkim të lajmit, ndërsa analistët e borderove kanë nisur ditën në qendrat estetike e botike, në kërkim të look-ut për shoë-in e radhës.

*Ato shamitë tek xhepi i xhaketes me të cilat jeni uniformizuar zëvendësojini me euro “të dallueshme”, shkruan më tej Kepi.

Paraardhëse

Rama mbledh sërish ministrat, çfarë po diskutojnë?

Pasardhëse

Skandali i të dhënave dhe i publikimit të rrogave, Edi Rama hedh dyshime të forta dhe paralajmëron përgjegjësit

Pasardhëse

Skandali i të dhënave dhe i publikimit të rrogave, Edi Rama hedh dyshime të forta dhe paralajmëron përgjegjësit

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.