• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Boiken Abazi i jep mesazhin e fortë Sali Berishës pas paralajmërimit për protesta

17 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
13.8k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë në Tiranë, të hënën, që përkon me mbërritjen në Tiranë në kuadër të procesit të Ballkanit të Hapur, të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Në lidhje me këtë protestë të lajmëruar nga Berisha ka reaguar dhe ish-kreu u Vetëvendosjes, Boiken Abazi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Abazi ka thënë se nëse Berisha është gati të pranojë se e ka patur gabim pasi një vit më parë është shprehur pro marrëveshjes së firmosur nga Kosova në Uashington, ku u dha dhe dakordësia për të qenë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

Postimi i plotë:

“Dy pyetje në lidhje me protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”:

1. Më 6 shtator 2020 Sali Berisha ka deklaruar se e ka kuptuar si lëshim të Kosovës pranimin e minishengenit (Open Balkan) në marrëveshjen e Ëashingtonit, por tha se kjo është normale, kur kërkesa vjen nga aleati më i madh i shqiptarëve. Berisha ka dhënë mbështetjen e tij për atë pseudo-marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe kombin shqiptar me pretendimin se kur aleati ynë kryesor, ShBA, e mbështet, atëherë duhet ta mbështesë edhe Kosova.

Kujtojmë gjithashtu se Soros edhe në atë kohë e mbështeste “Open Balkan” dhe punoi prej fillimit për realizimin e kësaj nisme, por kjo nuk e pengoi Berishën ta jepte edhe ai mbështetjen e tij. Sakaq, edhe kjo administratë e ShBA-së po e mbështet “Open Balkan” siç bëri administrata e kaluar.

Tani që ka thirrur protestë kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”, a është i gatshëm Sali Berisha të pranojë se e ka patur gabim në shtatorin e vitit të kaluar Presidenti Trump, Richard Grenell dhe vet Berisha që e kanë mbështetur “Open Balkan / Mini Shengenin ballkanik”?

2. Evi Kokalari, mbështetëse e zjarrtë e “Ballkanit të Hapur / Mini Shengenit” dhe anëtare e “Komisionit të Rithemelimit” të PD-së, a do shkojë të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër “Open Balkan”? A do dalë edhe ajo kundër pseudo-marrëveshjes se Washingtonit të shtatorit të vitit të kaluar që detyronte Kosovën të pranonte “Open Balkan”?”-shkruan Abazi.

Paraardhëse

A e dinit më parë? Nga Bill Clinton tek Steve Jobs, personazhet e njohur që janë rritur nga prindër adoptues

Pasardhëse

Temperatura deri në -10 gradë Celsius! Flasin sinoptikanët: Dy flukse “të lehta” të ajrit të ftohtë polar

Pasardhëse

Temperatura deri në -10 gradë Celsius! Flasin sinoptikanët: Dy flukse “të lehta” të ajrit të ftohtë polar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.