• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Parashikimi i bujshëm i Kreshnik Spahiut: Ju tregoj si mund të rrëzohet kryeministri Rama nga pushteti

16 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu shkruan se shkrirja e Partisë Demokratike është shpëtimi i Shqipërisë dhe rrëzimi i qeverisë. Spahiu kërkon që PD të mbyllet me çelës dhe mos ja ndërrojnë bravat kurrë nëse duam një Shqipëri ndryshe dhe një qeveri tjetër.

POSTIMI I SPAHIUT:

“Shkrirja e Partisë Demokratike është shpëtimi i Shqipërisë dhe rrëzimi i qeverisë.
Të gjitha alternativat e tjera: Bashkimi apo ndarja mbajnë qeverinë Rama për disa mandate në pushtet sepse:

1- Një PD e drejtuar nga Sali Berisha do jetë e izoluar nga SHBA dhe BE, dhe do jetë më e dobët se 2013, kur Berisha, ndonëse ishte Kryeministër humbi me 1 milion vota kundër.

2- Një PD e drejtuar nga Lulzim Basha do rrudhet në 1/6 e saj sepse do largohen:
– Elektorati që do Berishën
– Elektorati që urren Bashën

– Elektorati i LSI
– Elektorati i aleatëve Duka, Shehi, Dule etj, që janë kundër Bashës në këtë konflikt

3- Nëse PD ndahet në dy parti me elektorat të përafërt, i heq çdo mundësi për 3 dekada që të mos garojë dot parti e parë. Do ndahen PD e Bashes me 15 deputet. PD e Berishës me 25 deputet.

Në këto kushte, mbyllja e Partisë Demokratike është mision historik për ata që duan rotacion politik.
Ligjërisht, gjykata ka detyrimin të deklarojë shpërndarjen e Partisë Demikratike.”

Ligji 8580, PËR PARTITË POLITIKE

SHPËRNDARJA E PARTIVE POLITIKE

Neni 26

Partia politike shpërndahet:

b) kur ndahet në dy ose më shumë parti të tjera

Partia Demokratike shqiptare ka brenda saj historinë më tragjike që nga 1912.

Ajo është ndarë në 12 parti:

– Aleanca Demokratike (Ceka)
– Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (Shehi)
– Forumi për Shqipërinë (Zogaj)
– Partia e Re Demokratike (Pollo)

– Fryma e Re Demikratike (Topi)
– Lëvizja për Ndryshim (Topalli)
– Bindja Demokratike (Patozi)
– Lëvizja Thurja (Hajdari)
– Lëvizja Demokratike Shqiptare (Murizi)
– Brava dhe Çelsi Demokratik (Basha)
– Xhaketat e Vjetra (Berisha)

Në këto kushte, Gjykata e Tiranës ka detyrimin që në bazë të nenit 26 të shpallë shpërndarjen e Partisë Demokratike.

Ky nuk është fundi i pluralizmit, por fillimi. Shporrja nga skena politike e një partie që shkatërroi kauzat dhe idealet e djathta dhe ëndrrat e tre gjeneratave, është fillimi i mundësisë për ndërtimin e një opozite t? re.

Shqipëria s’ka nevojë për një parti e cila është korruptuar nga qeveria.
Shqipëria s’ka nevojë për një opozitë që ndahet 12 copash, por për një front kombëtar kundër qeverisë.
Shqipëria s’ka nevojë për një parti që pengon lindjen e çdo lëvizje të re.
Shqipëria s’ka nevojë për një parti që premton revolucion dhe lë elektoratin rrugëve sepse merr lek kryetari.
Shqipëria s’ka nevojë për një parti me dy lidera, ku njërin e ka burgosur bota, ndërsa tjetrin e ka burgosur elektorati.
Për këto arsye, ndarja e Partisë Demokratike e mban Ramën në pushtet, ndërsa shpërndarja e saj është agim për lindjen e një dielli opozitar që mund të përmbysë çdo regjim qeveritar.
Mbylleni me çelës atë parti dhe mos ja ndërroni bravat kurrë nëse doni një Shqipëri ndryshe dhe një qeveri tjetër.”, ka shkruar Spahiu.

Paraardhëse

Paralajmëron Edi Paloka: Do ta shohim ç’do të ndodhë me 18 dhjetor

Pasardhëse

Pas Grida Dumës, edhe Tabaku humb gjyqin kundër Veliajt

Pasardhëse

Pas Grida Dumës, edhe Tabaku humb gjyqin kundër Veliajt

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.