• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha shkrin grupin “puçist” të foltores, shkarkon Palokën, Nokën dhe gjithë ushtarët e Sali Berishës

13 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha duket i vendosur për të spastruar Partinë Demokratike nga njerëzit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit mbajti dy ditë më parë Kuvendin Kombëtar të PD në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ndërkohë që gjatë punimeve të kësaj mbledhje ai shoqërohej nga disa deputetë dhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, si Edi Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka, etj. Por rreshtimi krah Berishës duket se iu ka kushtuar shumë atyre, pasi është konsideruar si një sjellje totalisht në shkelje të statutit të PD dhe për pasojë është proceduar me votimin për shkarkimin e tyre në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kështu përmes një votimi të fshehtë, 251 anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë vendosur shkarkimin e Edi Palokës si Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe largimin e 9 anëtarëve të Kryesisë. Jemin Gjana bëri me dije se vetëm katër persona kanë dalë kundër shkarkimit të Palokës dhe anëtarëve të Kryesisë, propozim i bërë dy ditë më parë në Kryesinë e Partisë Demokratike.

“Nga 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim, 251 votuan pro shkarkimit, 4 kundër dhe 2 fletë votimi të pavlefshme. Numri total i anëtarëve të Këshillit është 479. Pas pak, do të bëhet transparencë e plotë me emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim dhe përbëjnë shumicën absolute të Këshillit Kombëtar”, deklaroi Gjana në përfundim të votimit. Ndërkohë u votua shkarkimi i 9 anëtarëve të Kryesisë, të cilët po ashtu u bashkuan me Berishën. Ata janë: Flamur Noka; Aldo Bumçi; Gent Strazimiri; Albana Vokshi; Oerd Bylykbashi; Ervin Minarolli; Ivi Kaso; Belind Këlliçi; Ledina Mandia. Ndërkohë dy ditë më parë Kryesia e PD shkarkoi kryetarët e degëve të PD Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Më herët gjatë fjalë së tij para se të votohej, anëtari i Këshillit Kombëtar, Jemin Gjana shprehet se mbështet vetëm Partinë Demokratike dhe jo një individ të caktuar. Madje, zoti Gjana theksoi se ai është në PD për të qenë në një institucion legal, ndërsa shtoi se 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, që u krijua dy ditë më parë, sipas tij, nuk duhet të jenë më pjesë e PD-së.

“Jam sot se jam votuar për të qenë në një institucion legal në PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu nga disa që ishin dje aty. Jam këtu sepse i vetmi individ, ndjesë për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj dhe kam marrë pjesë në Kuvendin e parë të PD-së, që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë luks, do ta quaj. Në kryesi u kam thënë kolegëve që asnjëherë, që nga dita e parë e deri më sot, nuk jam as me Berishën, as me Selamin, as me Shehun e as me Bashën. Jam me PD-në. Dhe jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerje tek institucionet legale të PD-së. Jam pro vendimeve të marra në kryesinë e PD-së. Nuk do të përjashtojmë ata që kanë shkuar në stadium, se janë të lirë të shkojnë kudo. Ata që kanë bërë një grup 29, siç kemi bërë në ‘97, ata nuk mund të jenë në 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua të them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit”, nënvizoi Gjana.

Ndërkohë deputetja e PD, Flutura Açka iu bëri thirrje dje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të ndihmojnë ish-kryeministrin Sali Berisha të shërohet nga vetvetja. “Nuk është thjesht me kë je, me Bashën a me Berishën? E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi mjaft që demokratët janë në pushtet. Berisha ka një plagë, ne duhet ta ndihmojmë të shërohet nga vetvetja. Dje tregoi që nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne”, deklaroi Açka.

Paraardhëse

“Shpallja ime non grata, rast unik në botë”, Romeo Kara ironizon deklaratën e Berishës: Shumë të drejtë ke

Pasardhëse

Yuri Kim publikon fjalët e Ryerson dhe i jep mbështetje Bashës, e prerë se SHBA nuk do t’i lërë vetëm shqiptarët

Pasardhëse

Yuri Kim publikon fjalët e Ryerson dhe i jep mbështetje Bashës, e prerë se SHBA nuk do t’i lërë vetëm shqiptarët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.