• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha hap festën në PD: Instalacion për firmëtarët e demokracisë, pa SHBA s’mund ta shkruajmë historinë

11 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
118
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa pak metra më larg delegatët e Berishës janë mbledhur në një Kuvend në stadiumin Air Albania, nga shkallët e selisë blu, kryedemokrati Lulzim Basha hapi festën e njoftuar për 31-vjetorin e Partisë Demokratike.

Ai zbuloi instilacionin e vendosur para PD për të nderuar firmëtarët e krijimit të kësaj partie.

Basha deklaroi se rruga e demokratëve nisi plot me sprova në Dhjetor të vitit 1990. Ai u shpreh se askush dhe asgjë nuk ia heq krenarinë demokratëve.

Ai tha se mentalitetet e të shkuarës po mundohen të shkruajnë historinë por nuk mund ta bëjnë këtë pa mbështetjen e SHBA dhe BE.

“Zonja dhe zotërinj, demokratët dhe demokrate. Të dashur miq dhe të ftuar. Mblidhemi në një ditë kuptimplotë për shqiptarët që kanë në zemër vlerat e lirisë dhe demokracisë që kanë nisur 31 vjet më parë në një rrugëtim plot me sprova dhe nga ëndrrat më të bukura nga studentët e dhjetorit. Nga aspirata e tyre për liri politike.

Që lindi pluralizmin politik dhe Partinë Demokratike. Së pari dhe ndryshe nga herët e tjera PD e kujton këtë ditë duke përjetësuar në ambientet e saj dokumentin themeltar të firmëtarëve të Partisë Demokratike. të atyre që janë jashtë Atdheut dhe atyre që kanë ardhur për të festuar me ne nga SHBA Kanada dhe kudo tjetër.

Sot këtë instalacion do ta zbulojnë dy vajza të forumit rinor të Partisë Demokratike si simboli i vazhdimit të misionit tonë për rininë dhe të ardhmen. Vëllezër dhe motra sprovat tona kanë qenë të panumërta.

Disa prej tyre i kemi mbajtur brenda vetes kundër një regjimi barbar dhe diktatorial. Që ktheu vëllain kundër vëllait. Që shkatërroi objektet e kultit, shkatërroi pronën e lirë dhe lirinë e pronës dhe izoloi Shqipërinë dhe varfëroi ndërgjegjen e kombit duke ndaluar artin dhe letërsinë.

T’i mbijetosh kësaj çmendurie nuk është fat por tregues i guximit dhe instiktit të mbijetesës. T’i prish daljes nga kjo greminë ishte dhe mbetet misioni i shenjtë i Partisë Demokratike. Me barrën e rëndë të së kaluarës në supe. Me mina të plasura dhe të paplasura kemi ecur përpara. Kemi njohur momente dështimi.

Me peshën e gabimeve që rëndojnë mbi supet e shqiptarëve. Jam në krahun e demokratëve si kryetar i një familje politike që di edhe kur gabon ta pranojë gabimin dhe të ecë përpara drejt të ardhmes. Askush edhe asgjë nuk ia heq krenarinë demokratëve për gjërat e mëdha që kemi bërë për këtë vend që nga rrëzimi i diktaturës te futja në NATO. Të kujtojmë sot që këto arritje mbajnë vulën e demokratëve. Kujtojmë po kështu të ndershëm dhe të sinqertë në një ditë si kjo. Mentalitetet e të shkuarës po mundohen të shkruajnë sërish historinë. Pa mbështetjen e perëndimit dhe SHBA dhe BE”, tha Basha.

Paraardhëse

Kuvendi i Berishës shkarkon Gazment Bardhin, Grida Dumën, Enkelejd Alibeajn dhe Jorida Tabakun

Pasardhëse

Sali Berisha para mijëra delegatëve: Basha tregoi se është kallp opozitar, u përkul para regjimit të Ramës

Pasardhëse

Sali Berisha para mijëra delegatëve: Basha tregoi se është kallp opozitar, u përkul para regjimit të Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.