Një zjarr i madh bëri shkrumb e hi një fabrikë të madhe vaji në qytetin Prapakorn të Tajlandës, ku forcat zjarrfikëse e patën të pamundur që të shuanin flakët nisur edhe nga fakti që lënda që digjej ishte pikërisht vaj.
Pas hetimeve, policia zbuloi se zjarri ishte vënë nga një punonjëse e fabrikës, ku në dëshminë e saj, punonjësja u shpreh se kishte vënë zjarrin vendit të punës pasi pronari sillej shumë keq me të.
“Ai më fyente dhe ulërinte përherë. Punoj prej 9 vitesh këtu dhe ai më ka shkaktuar stres çdo ditë”, tha ajo para policëve.
Diskutime rreth kësaj post