• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Media amerikane: Yuri Kim po zbaton axhendën e George Soros, mbështet Bashën dhe Ramën, lufton Berishën

11 December, 2021
në Kryesore, Politikë
0
976
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Media e njohur amerikane CD, akuzon ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, se po zbaton në Tiranë agjendën e pasanikut të majtë, George Soros, për të luftuar ish-kryeministrin Berisha.

Christine Dolan, shkruan në një artikull të gjatë, duke analizuar aktualitetin politik në Shqipëri, se diplomatja amerikane në Shqipëri bën ndërhyrje joefektive në politikën e brendshme të vendit.

Gjithashtu, në shkrimin e gazetares Dolan për CD, evidentohet edhe kriza që po kalon Partia Demokratike.

CD shkruan se edhe në këtë ‘betejë’ Yuri Kim, mbështet Lulzim Bashën dhe është kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Dolan sjell në vëmendje edhe keqpërdorimin që Yuri Kim, u bëri kongresmenëve nga SHBA muajin e kaluar, kur i çoi në takim me Lulzim Bashën dhe te Edi Rama, por jo te presidenti Ilir Meta i cili mbështet Berishën.

Shkrimi i plotë:

“CD media ka kronizuar vazhdimisht korrupsionin e Departamentit të Shtetit të SHBA në të gjithë Europën Lindore. Shqipëria është një nga rastet më të këqija të ndërhyrjes në politikën lokale për të cilën ishte i famshëm ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu.

Megjithatë, ambasadorja aktuale e SHBA-së, Yuri Kim e ka çuar këtë korrupsion në një nivel tjetër.
Ka qenë e qartë për disa kohë që George Soros dhe organizata e tij qëndronin pas pjesës më të madhe të korrupsionit në DASH nga Ukraina në Ballkan. Kryeministri shqiptar Edi Rama shkoi në dasmën e fundit të Soros. Alex Soros ka disa kohë që po zhvillon diplomaci për globalistët në Ballkan.

Yuri Kim po zbaton axhendën e Soros në Shqipëri. Soros qëndron pas procesit të ‘Reformës në Drejtësi’ i cili iu shërbeu gjyqtarëve që i kishin shërbyer regjimit.

Tani e kuptoni shtysën pas sanksioneve ndaj Sali Berishës, një armik prej shumë kohësh i Soros. Berisha ka deklaruar se dekada më parë ai besonte në axhendën e Soros, derisa zbuloi se Soros po vendose komunistët e rrëzuar në pozita burokratike në të gjithë Europën Lindore.

Tani që Berisha po kërkon të rimarrë kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri, Yuri Kim është hedhur në veprim, duke kërcënuar se do të anulojë vizitat në SHBA për ata që mbështesin Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Partisë, e cila ka të ngjarë ta kthejë Berishën në krye të opozitës. Kim po shantazhon gjithashtu deputetët shqiptarë me mosnjohjen e firmave të Kuvendit, si një përpjekje korruptive për të ndaluar procesin.

Prandaj në këtë kuptim dhe nga një këndvështrim pragmatik, ndërhyrja e ambasadores Kim është krejtësisht joefektiv. Është një lëvizje e çoroditur që shkon përtej normave të lejuara për një diplomat pa arritur të krijojë efekt. Ajo i ngjan një elefanti pa kokë që marshon drejt një butiku kristali pa u shqetësuar për pasojat, një media shqiptare.

Presidenti shqiptar Ilir Meta kritikoi së fundmi Kinën për ndëryrjen në politikën shqiptare dhe mbështetjen e qeverisë socialiste të Ramës. “I them drejtpërdrejt ambasadorit amerikan të mos mbrojë Edi Ramën”, deklaroi Meta me forcë pas ‘shpërthimeve’ në Kim në media.
Ambasadorja Yuri Kim ftoi së fundmi tre kongresmenë amerikanë në Shqipëri për të kontrolluar risistemimin e refugjatëve afganë. Teksa ndodheshin aty, ata takuan kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Ishte e çuditshme që ata nuk takuan presidentin Meta, i cili po mbështet Berishën.

Takimi me Bashën u servir në mediat vendase si kongresmenë republikanë që mbështesin Bashën. E vërteta mund të jetë krejt ndryshe. Gazetat shkruanin se Yuri Kim përdori kongresmenët edhe pa e ditur ata, takimi u përdor si mjet për të ndihmuar kundër luftës me Berishën për kontrollin e Partisë Demokratike. Ndërsa kongresmenët ishin në dijeni të ’emërimit publik’ të Berishës, ata nuk e dinë që republikanët po vënë në dyshim vendiomin e Blinken për Berishën.

Kongresmeni Lee Zeldin ka qenë i zëshëm duke kërkuar provat pas përcaktimit të Berishës nga DASH si person non grata në SHBA. CD media kontaktoi ambasadoren Kim për të gjitha këto çështje çdo javë dhe ne nuk morëm asnjë përgjigje”./Syri Tv

Paraardhëse

Qeveria e Kosovës: Mjekët dhe profesorët të deklarojnë pasurinë

Pasardhëse

Ina Zhupa i lexoi emrin, delegati e denoncon: Mashtrim, jam në Londër që në 13 shtator

Pasardhëse

Ina Zhupa i lexoi emrin, delegati e denoncon: Mashtrim, jam në Londër që në 13 shtator

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.