• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nano: Rënie 100% në 2021,zero kg kanabis e kapur në brigjet italiane nga Shqipëria

11 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një konferencë për shtyp të zhvilluar ditën e sotme me autoritetet italiane për luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike tha se gjatë vitit 2021 ka pasur rënie me 100 për qind dhe zero kg kanabis të kapur në brigjet italiane nga Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij Nano dha detaje edhe për mënyrën e organizimit të punës së Policisë së Shtetit për kontrollin e territorit përmes përdorimit edhe të dronëve dhe helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Kemi ndarë zonat e kontrollit dhe përgjegjësive, duke organizuar grupe përgjegjëse për territore konkrete, nga qendra në bazë, ku çdo punonjës policie kishte përgjegjësi për një territor të caktuar. Në total për vitin 2021, Policia e Shtetit ka kryer gjithsej 145.555 kontrolle dhe janë kryer 383.689 orë shërbimi; Është intensifikuar kontrolli i territorit nëpërmjet përdorimit të dronëve, ku për vitin 2021, janë përdorur 50 dronë, nga 24 të tillë të përdorur më 2019 dhe 38 përdorur për vitin 2020; Për monitorimin ajror janë përdorur me efikasitet helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes, ku për këtë vit janë kryer 69 orë fluturimi”, tha Nano.

Më tej, Nano nënvizoi bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me partnerët italianë.

“Ne kemi vendosur tashmë standardin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të përvojës dhe informacionit me policitë e vendeve të rajonit. Suksesi i viteve të fundit është arritur edhe falë bashkëpunimit të shkëlqyer me partnerët italianë.Në maj 2021, Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit. Janë kryer 70 misione ajrore me 182 orë fluturimi. Në total për vitin 2021, nga monitorimi ajror, janë identifikuar dhe asgjësuar 92,428 bimë narkotike krahasuar me 58,423 bimë narkotike kanabis sativa të identifikuara dhe asgjësuara gjatë vitit 2020.

Gjatë periudhës referuese bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti”, tha Nano.

Paraardhëse

Deputeti demokrat: Kuvendi i Berishës bie ndesh me statutin

Pasardhëse

Qeveria e Kosovës: Mjekët dhe profesorët të deklarojnë pasurinë

Pasardhëse

Qeveria e Kosovës: Mjekët dhe profesorët të deklarojnë pasurinë

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.